Dyson prezanton kufjet e pastrimit të ajrit – kanë çmim prej 949 dollarëve
Dyson ka lëshuar detaje shtesë për kufjet e pastrimit të ajrit Dyson Zone. Në një ueb-faqe të re të dedikuar për kufjet të cilat nuk janë lansuar ende, Dyson ka lansuar edhe specifikat e plota, së bashku me datën e lansimit dhe çmimin prej 897 eurove (949 dollarëve).
Kufjet Dyson Zone mbështesin lidhjen Bluetooth 5.0, kanë vrimën audio 3.5mm dhe portin USB-C për rimbushje. Dyson pretendon se kufjet në fjalë mund të arrijnë deri në 50 orë punë me një mbushje kur operojnë vetëm me audio, e cila reduktohet në maksimumin e 4 orëve kur kombinohet me pastrimin e ajrit dhe audion.
Dyson nuk specifikon nëse këto kohë operimi janë me ANC të aktivizuar. Kufjet funksionojnë me wireless teknologji dhe kanë një bateri litium-jon 2,600 mAh, me Dyson që pretendon se pajisja mund të karikohet plotësisht në tre orë, shkruan The Verge, transmeton Telegrafi.
Këto kufje janë të pajisura me 11 mikrofona, tetë prej të cilëve përdoren nga sistemi i avancuar i anulimit të zhurmës (ANC) të pajisjes. Dyson pretendon se këta mikrofona mund të monitorojnë tingujt përreth 384,000 herë në sekondë, duke reduktuar zhurmën e sfondit deri në 38dB.
Lidhur me filtrimin e ajrit, Dyson pretendon se një kombinim i filtrave elektrostatikë brenda Dyson Zone mund të kapë deri në 99 për qind të ndotjes së grimcave (të vogla sa 0,1 mikron), dhe filtrat e karbonit synojnë gazrat që lidhen me ndotjen e qytetit, si dioksidi i azotit dhe squfuri dioksidit.
Këto filtra kanë jetëgjatësi prej 12 muajve dhe nuk janë të ripërdorshme. Dyson nuk ka bërë pretendime mbi atë se nëse Dyson Zone mund të përdoret për të parandaluar Covid-19.
Sistemi i filtrimit të ajrit vepron si një maskë në atë që nuk formon një vulë të ngushtë rreth fytyrës dhe mund të shkëputet nga kufjet, duke u futur në vend duke përdorur një seri magnetësh. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNetflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’
Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera
Flash në HTML5
Android më i pasigurti
Apple thuhet se po teston telefonat me portin USB-C
Studimi zbulon se butonat ‘dislike’ dhe ‘not interested’ në YouTube mezi funksionojnë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe