LAJMI I FUNDIT:

I dyshuari u ikë policëve nga stacioni policor në Shtime

I dyshuari u ikë policëve nga stacioni policor në Shtime
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arratisur një i dyshuar nga ambientet e stacionit policor në Shtime.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Tahir Sinani”, Shtime, të premten në 03:40.


“Është arratisur i dyshuari mashkull  kosovar nga ambientet e stacionit policor. I njëjti për shkak të një rasti, me vendim të prokurorit duhej të dërgohej në qendrën e mbajtjes në Ferizaj”, thuhet në raport.

I dyshuari është larguar në drejtim të panjohur, ndërsa njësitet policore janë në kërkim të tij. Rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/