Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë e një personi, i cili dyshohet se ka kryer vjedhje në vlerë prej 31.000 euro në një shtëpi në Suharekës.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se, i dyshuari ka vjedhur stoli ari në vlerë prej 20 mijë euro, dhe 11 mijë euro kesh, transmeton Telegrafi.


"Më date 21.05.2023 rreth orës 20:05 është raportuar një vjedhje e rëndë në Shirok të Suharekës, është raportuar se persona të panjohur duke tejkaluar pengesa kanë hyrë në shtëpi të viktimës dhe nga aty kanë vjedhur stoli ari me vlerë rreth 20000 (Njëzet mijë ) euro si dhe para të gatshme 11000 (njëmbëdhjetë mijë ) euro. Lidhur me rastin policia ka siguruar video incizime dhe foto të dyshuarit që dyshohet që i ka vjedhë parat, janë bërë hetime te vazhdueshme për I identifikimin e personit të dyshuar", thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia shton se, përkundër përpjekjeve të bëra, deri më tani nuk është arrit që të identifikohet dhe të lokalizohet vendqëndrimi i të dyshuarit.

"Me qëllimin që të zbulohet sa më parë vendndodhja dhe identiteti i tij, nga Prokurori i Shtetit lëshohet “Autorizim” për publikimin e fotografive të mara nga kamerat e sigurisë . Andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse kane çfarëdo informate , apo din diçka për vendndodhjen e të dyshuarit në foto, të raportojnë policinë në Suharekë , apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë". /Telegrafi/

358042029 567870202219909 5320673506809990449 n

357745209 567870035553259 2970315556881683993 n

357680085 567869888886607 7124838467691956538 n