Gruaja që dyshohet se u sulmua me sëpatë sot nga burri i saj në Gadime të Lipjanit, është në gjendje stabile.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar drejtori i Emergjencës në Prishtinë, Naser Syla.


“Gjendja e saj është stabile”, tha shkurt Syla.

Ndërkaq, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala, ka konfirmuar për Telegrafin se incidenti po hetohet si “Vrasje në tentativë”, në bazë të nenit 172, paragrafi 1.8 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas Shalës, i dyshuari ndodhet ende në arrati.

Ajo ka shtuar se prokurori i shtetit, në koordinim me njësitet e tjera relevante, po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për arrestimin e tij. /Telegrafi/