LAJMI I FUNDIT:

Dyshohet se rrahën një person në Vushtrri – kërkohet suspendimi i dy zyrtarëve policorë

Dyshohet se rrahën një person në Vushtrri – kërkohet suspendimi i dy zyrtarëve policorë

Inspektorati Policor i Kosovës, respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së, i kanë rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e dy zyrtarëve policorë.

Informatat e para për këtë rast IPK njofton se i ka pranuar nga policia lidhur me dyshimin se të njëjtit (jashtë detyrës zyrtare) janë të përfshirë si të dyshuar për veprën penale ‘lëndim i lehtë trupor’.


“Incidenti raportohet të ketë ndodhur dje në një fshat të komunës së Vushtrrisë kurse ankuesi në këtë rast është intervistuar nga hetuesit e IPK-së”, thuhet në komunikatën për media.

IPK tutje njofton se hetuesit e saj në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast. /Telegrafi/