Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar, shtetas kosovar, për dyshimin se ka kryer veprat penale të korrupsionit në fushën e shëndetësisë.

Policia njofton se i dyshuari dyshohet se, për përfitim personal, kishte kërkuar dhe pranuar shuma të ndryshme parash, nga 10 deri në 50 euro, nga pacientët për të lëshuar raporte për pushime mjekësore.


Pas intervistimit nga policia dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin vazhdojnë./Telegrafi/