LAJMI I FUNDIT:

Dyshohet se po përgatisnin një sulm ndaj një xhamie, policia arreston 12 persona në Itali

Policia në Toscana të Italisë thuhet se parandaloi një sulm të ekstremistëve të djathtë kundër komunitetit mysliman në Siena.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kjo pasi që policia italiane arrestoi 12 persona brenda dhe rreth Sienës dhe Firencës në lidhje me një sulm të planifikuar kundër një xhamie, duke hedhur në erë një tub gazi.

Dy prej tyre u arrestuan dhe u akuzuan zyrtarisht, përkatësisht Andrea Chesi, 60 vjeç, një punonjës banke dhe djali i tij Yuri, në moshën 22 vjeç.

Gjatë bastisjeve në Sovicille, Poggibonsi dhe qendrën e Sienas, policia sekuestroi armë dhe eksploziv.

Siç bëhet e ditur, ata kishin qenë nën mbikëqyrje për ca kohë.

Sipas policisë, grupi ishte i përbërë nga njerëz “të një moshe të caktuar”, pa precedentë penalë, të cilët kishin motive ideologjike fashiste dhe raciste, siç tregohet nga veprimtaria në internet. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Momenti kur raketa izraelite godet me precizitet veturën brenda të cilës ishte komandanti i Hezbollahut

Azia
Nëna nga Brazili së bashku me të birin shtien mbi një shtëpi private, vriten dy persona dhe plagoset prifti – gjithçka filloi për qiranë

Amerika Latine
Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Kalo në kategori