Përveç se është kryetar i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, mban edhe dy pozita në institucionet paralele po ashtu në veri të Kosovë, si dhe prona dhe të ardhura të cilat nuk i ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit në Beograd, kurse kjo Agjenci është duke verifikuar nëse Rakiq dhe pesë funksionarë në Kosovë kanë shkelur ligjin ku nëse vërtetohet një gjë e tillë, ata edhe mund të sanksionohen, njofton qendra për gazetari hulumtuese në Serbi e njohur ndryshe si CINS.
Kryetari i Organit të Përkohshëm të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Aleksandar Spiriq, deri vonë ushtrues detyre i Drejtorit të Qendrës Shëndetësore në Mitrovicën e Veriut, Millan Ivanoviq, drejtori i Ujësjellësit Ibri në Veri, Miodrag Raliq dhe drejtori i Sveti Sava në po të njëjtin qytet, Millorad Jovanoviq si dhe dekani i fakulteti për sport dhe kulturë fizike në Leposaviq, Verolub Stankoviq, edhe pse zyrtarë publik në institucionet në veri të Kosovës nuk i kanë deklaruar pronat dhe të ardhurat, kurse në organet ku ata punojnë nuk e kanë njoftuar Agjencinë për emërimin e tyre, kanë konfirmuar për CINS zyrtarë të këtij institucioni – anti-korrupsion, transmeton Telegrafi.
E pas artikullit të botuar nga CINS, nga kjo agjenci kanë ardhur lajme se do të fillojnë kontrollet paraprake kundër tyre në mënyrë që të përcaktohet ekzistimi i një shkelje të Ligjit të Agjencisë.
Sipas Ligjit për Agjencinë Kundër Korrupsionit, të gjithë zyrtarët janë të detyruar të paraqesin një raport mbi pasurinë dhe të ardhurat kur ata marrin një detyrë, e nëse ka ndonjë ndryshim të pasurisë, apo raporte të jashtëzakonshme nëse ka të ardhura që tejkalojnë pagën mesatare vjetore.
Ata, gjithashtu paraqesin raportet edhe pas dy viteve pas përfundimit të funksionit të tyre, nëse ka ndryshime të rëndësishme.
Nëse nuk e bëjnë këtë, zyrtarët mund të dënohen me gjobë nga 50 deri në 150 mijë dinarë, kurse ata që nuk e deklarojnë pasurinë e tyre në Agjenci apo japin të dhëna të rrejme për pronën me qëllim të fshehin të dhënat e tyre, mund të dënohen me gjashtë deri në pesë vite burgim.
Hulumtimi i CINS ka treguar se në regjistrin e ueb-faqes së Agjencisë mungojnë një numër i madh i zyrtarëve, të cilët në përgjithësi nuk e deklarojnë pronën dhe të ardhurat e tyre me arsyetimin se nuk ishin në dijeni për këtë detyrim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Kupchan: Përgatitja për themelimin e Asociacionit, vendim i rëndë për Kosovën
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Serwer ngre pikëpyetje: Çfarë duhet bërë me Asociacionin?
Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare