Një person është arrestuar nën dyshimin se i njëjti ka ngacmuar një grua.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 17:40, në Prishtinë.


Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se njëjti ka kryer veprën e cekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/