Dyshohet se kryen marrëdhënie seksuale me të miturën, arrestohen tre persona në Kukës
Katër persona dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur në Kukës.
Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit bëhet e ditur se në lidhje me këtë rast janë arrestuar tre të dyshuar, ndërsa një tjetër është në kërkim.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës vunë në pranga shtetasit M. Sh., 20 vjeç, E. Sh., 22 vjeç, Sh. P., 28 vjeç dhe S. Ç., 23 vjeç, si dhe shpallën në kërkim një 17-vjeçar, pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një 15- vjeçare. Punohet për kapjen e 17-vjeçarit”, njofton policia. /Tch/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























