LAJMI I FUNDIT:

Dyshohet se ishte pjesë e njësitit famëkeq serb “Frenki” në Kosovë – kush është rekrutuesi i serbëve që do të luftojnë për rusët në Ukrainë?

Dyshohet se ishte pjesë e njësitit famëkeq serb “Frenki” në Kosovë – kush është rekrutuesi i serbëve që do të luftojnë për rusët në Ukrainë?

Sipas burimeve nga shërbimet e inteligjencës franceze, disa qindra rekrutë nga Serbia pritet të arrijnë në një nga kampet e ushtrisë ruse në Moskë deri më 1 shtator.

Deri më tani janë rekrutuar rreth 50 mercenarë serbë dhe pritet që kontingjenti të rritet në 500 rekrutë.

Ajo do të jetë pjesë e njësive të rregullta të ushtrisë ruse, dhe “njësia serbe” do të përfshihet në Divizionin 106 të Parashutës.


Moska po rekruton 500 mercenarë serbë për të luftuar në Ukrainë
Lexo po ashtu Moska po rekruton 500 mercenarë serbë për të luftuar në Ukrainë

Sipas burimeve nga shërbimet e sigurisë, një rrjet i luftëtarëve rusë dhe serbë ka përgatitur këtë operacion që nga maji i këtij viti me iniciativën e autoriteteve ruse dhe me mbështetjen e madhe të aparatit të sigurimit shtetëror.

Rekrutët janë shtetas të Serbisë, por edhe serbë nga vende të tjera fqinje, përfshirë Bosnjën-Hercegovinën. Nga mesi i korrikut deri në mes të gushtit, u përzgjodhën 50 kandidatë që mbërritën në Rusi me fluturime komerciale, në grupe nga dy ose tre, nën maskën e një kompanie ndërtimi.

Procesi drejtohet nga Davor Savçiq, i njohur si “Ujku”, një serb nga Bosnja-Hercegovina, i cili jeton prej kohësh në Rusi dhe është person i besuar nga autoritetet shtetërore, raporton klix.ba.

Savçiq ishte anëtar i JSO-së famëkeqe të udhëhequr nga krimineli, Milorad Ulemek – Legija. Ai ka luftuar më parë si mercenar në grupin Wagner në Ukrainë në vitin 2014 dhe pak më vonë, në vitin 2016, në Siri.

Saviçiq ishte pjesë e milicisë së kriminelit Zheljko Raznatoviq-Arkani, në grupin e njohur si “Tigrat e Arkanit” në luftën në Bosnje, sipas të dhënave të Policisë në Bosnje, ka raportuar “RadioSarajeva” vitin e shkuar.

Dorasi i 6 të rinjve në Pejë, tash mercenar paramilitar i Putinit
Lexo po ashtu Dorasi i 6 të rinjve në Pejë, tash mercenar paramilitar i Putinit

Po ashtu, aty thuhet se ai ka qenë pjesë e njësive speciale të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë në luftën në Kosovë, të njohur edhe si “Njësiti Frenki”. Shumë dëshmitarë e kanë përshkruar këtë grup si “ekip që ka bartur trupat e viktimave nga Kosova në Serbi”. Shefi i grupit ishte Franko Simatoviq.

Qytetarët e Serbisë kanë marrë pjesë aktive në luftën në Ukrainë që nga aneksimi i Krimesë nga Rusia në vitin 2014, megjithëse ligji serb i ndalon ata të marrin pjesë në ushtritë e huaja. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes dhe autoriteteve të sigurisë në Beograd, të gjitha informacionet për serbët që luftojnë në Ukrainë janë mbledhur me kujdes.

Dihet se në anën e Rusisë po luftojnë disa qytetarë të Bosnjës-Hercegovinës. Pak muaj më parë u shfaq një video ku shihet mercenari i famshëm serb Dejan Beriq duke biseduar me dy persona nga Bosnja. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Botë
Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Botë
Pas “rezultatit historik” në zgjedhjet në Gjermani, Weidel e AfD-së thotë se mori urime nga Elon Musk

Pas “rezultatit historik” në zgjedhjet në Gjermani, Weidel e AfD-së thotë se mori urime nga Elon Musk

Evropa
Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet "të arrijë pavarësinë" nga SHBA

Botë
Zbulohet harta që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Zbulohet harta që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Azia
Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Botë
Kalo në kategori