Një kamarier i akuzuar për vdekjen e këngëtarit të njohur Liam Payne është arrestuar, sipas mediave argjentinase.
Braian Paiz, 24 vjeç, ishte një nga pesë personat e akuzuar për vdekjen e këngëtarit më 30 dhjetor dhe u urdhërua të paraqitej në gjykatë, shkruan The Independent.
Payne, 31 vjeç, ndërroi jetë pas rënies nga ballkoni i katit të tretë të dhomës së tij në hotelin CasaSur Palermo në Buenos Aires më 16 tetor të vitit të kaluar.
Paiz dhe një punonjës hoteli, Ezequiel Pereyra, u akuzuan për furnizim me drogë në dy raste, një vepër që mund të dënohet me deri në 15 vjet burg.
Në një intervistë televizive për një kanal lokal, Paiz pranoi se kishte konsumuar drogë, përfshirë kokainë, me këngëtarin, por këmbënguli se nuk i kishte furnizuar drogë dhe nuk kishte pranuar para prej tij.

Sky News, duke cituar mediat argjentinase, raportoi se Paiz u arrestua në shtëpinë e tij në zonën Ingeniero Budge më 3 janar.
Raportet po ashtu pretendojnë se policia bastisi shtëpinë e Pereyra, 21 vjeç, por ai nuk u gjet aty.
Fernando Madeo Facente, avokati që përfaqëson Paiz, më parë i kishte thënë BBC-së se kishte këshilluar klientin e tij të mos dorëzohej pas ngritjes së akuzave. Ai argumentoi se Paiz nuk paraqiste rrezik arratie dhe nuk kishte penguar në asnjë mënyrë hetimet, duke theksuar se mbajtja e tij në paraburgim ishte e panevojshme.
Ndër të akuzuarit ishte edhe biznesmeni argjentinas Rogelio Nores, i njohur si “Roger”.
Nores ka deklaruar se ka lënë hotelin CasaSur 40 minuta para vdekjes së Payne dhe ka mohuar çdo përfshirje në tragjedinë.
Ai është një nga tre personat e akuzuar për vrasje nga pakujdesia, së bashku me recepsionistin kryesor Esteban Grassi dhe menaxheren e hotelit, Gilda Martin.
Sipas raportimeve lokale, këta persona nuk janë mbajtur në paraburgim, por u është ndaluar të largohen nga Argjentina.
Një deklaratë nga gjyqtarja dhe prokuroria publike, që përshkruante momentet e fundit të Payne para vdekjes, tha se ai kishte kërkuar “me insistim” drogë dhe alkool gjatë qëndrimit të tij në hotel.
Dokumentet e gjykatës tregojnë se Payne ishte në hollin e hotelit më 16 tetor, disa orë para se të vdiste, “i paaftë të qëndronte në këmbë” për shkak të “konsumimit të disa substancave”.
Martin dyshohet për vrasje nga pakujdesia për mosparandalimin e transferimit të Payne në dhomën e tij pak para vdekjes. Sipas gjykatës, ballkoni i dhomës përbënte një “kërcënim serioz” duke marrë parasysh gjendjen e tij, dhe menaxherja duhet të kishte siguruar që Payne të mbahej në një vend të sigurt deri në mbërritjen e ndihmës mjekësore.
Grassi po ashtu dyshohet për vrasje nga pakujdesia për kërkesën që tre persona ta “tërhiqnin” Payne në dhomën e tij, në vend që të sigurohej për sigurinë e tij.
Nores akuzohet për vrasje nga pakujdesia për “dështimin në përmbushjen e detyrimeve të kujdesit, ndihmës dhe mbështetjes” ndaj këngëtarit, duke e “braktisur në fatin e tij, duke ditur se ai ishte i paaftë të kujdesej për veten dhe se vuante nga varësi të shumta.”
Nëse shpallen fajtorë, të tre përballen me dënime nga një deri në pesë vjet burg.
Funerali i Payne u mbajt në Amersham, Buckingham, në nëntor, ku morën pjesë familja, miqtë dhe ish-anëtarët e grupit One Direction, përfshirë Harry Styles, Zayn Malik, Louis Tomlinson dhe Niall Horan. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Rizarta nuk është e rrezikuar për dy javët e ardhshme”, plas debati mes vajzave, pas tërheqjes së Eglit nga sfida

Rihanna rrëfen ndryshimet e mëdha mes djemve të saj: Janë dy personalitete krejt të kundërta

“E bëre që të dalë në nominim Rizarta”, Gerta debaton me Eglin, banorja: Ç’punë kam me të?

Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Olta magjeps me dukjen perfekte gjatë pushimeve në Kubë

“E bëre që të dalë në nominim Rizarta”, Gerta debaton me Eglin, banorja: Ç’punë kam me të?

Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë