LAJMI I FUNDIT:

Dyshohet për ndërlidhje me vrasjen e gazetares, kryeministri i Maltës planifikon largimin nga posti

Dyshohet për ndërlidhje me vrasjen e gazetares, kryeministri i Maltës planifikon largimin nga posti

Kryeministri i Maltës, Joseph Muscat i ka thënë kolegëve se planifikon të largohet nga posti, për shkak të dyshimit se ndërlidhet me vrasjen e gazetares Daphne Caruana Galizia.

Times of Malta raporton se Muscat e ka vizituar gjatë ditës së djeshme presidentin George Vella, të cilit besohet se i ka treguar për planet e largimit nga posti që mban, transmeton Telegrafi.


Në anën tjetër, zëdhënësi i tij nuk ka bërë asnjë koment, për vendimin e kreut të qeverisë.

Vendimi vjen pasi ish-shefi i shtabit të Muscat, Keith Schembri u lirua nga burgu dy ditë më parë.

Policia bëri të ditur, se nuk kishte më arsye për ta mbajtur Schembrin, lidhur me hetimin për vrasjen e gazetares Galizia.

Kohë më parë, Muscat kishte mohuar se deshi t’ia hiqte imunitetin biznesmenit, Yorgen Fenech i cili dyshohet se ka lidhje direkte me vrasjen e gazetares hulumtuese.

Fenech është drejtor dhe bashkëpronar i një grupi biznesi, që fitoi një koncesion të madh energjie nga shteti i Maltës në vitin 2013, për të ndërtuar një stacion energjie elektrike.

Gazetarja Galizia, e cila shkroi gjerësisht për korrupsionin në qarqet politike dhe të biznesit në këtë shtet të Bashkimit Evropian, u vra në shpërthimin e një makine bombë në vitin 2017. /Telegrafi/