Rrëfimit të nxënëses 16-vjeçare se është ngacmuar seksualisht nga profesori i saj, nuk ia fali besimin Prokuroria Themelore e Gjilanit.
Ky institucion i drejtësisë pas tre muajsh, ka pushuar hetimet ndaj të pandehurit K.Q., profesorit të shkollës së Arteve në Gjilan, meqë sipas tyre nuk patën dëshmi për dyshimet e bazuara për këtë vepër penale ndaj të miturës.
Prokuroria që hetimet i kishte nisur veç pas raportimit të televizionit Dukagjini dhe presionit publik, përveç nxënëses dhe profesorit, në pyetje kishte marr edhe 15 persona të tjerë, përfshirë nxënësit e tjerë të klasës, kujdestaren dhe drejtorin e shkollës.
Sipas aktvendimit të Prokurorisë për pushimin e hetimeve, që e ka siguruar televizioni, ani pse pretendimet e 16 vjeçares ishin mbështetur edhe nga dëshmitë e disa prej nxënësve, dhe prokuroria beson se ato biseda kanë ndodhur, megjithatë, organit hetues nuk i mjaftuan të njëjtat si dëshmi.
“Duke pas parasysh provat e lartpërmendura, pas analizimit të tyre si tërësi nuk është kontestuese që i pandehuri K.Q me dt. 14.02.2024 në orën e mësimit në klasën XI/3 u kishte thëne nxënësve se nuk do të mbanin mësim por të relaksoheshin ngase këtë e pohojnë të gjithë nxënësit, nuk është kontestuese se nxënësit nuk ishin të kënaqur me mënyrën e shpjegimit të lëndës pasi këtë gjithashtu e thonë që të githë nxënësit, nuk është kontestuese edhe të ketë qenë temë e bisedës edhe Shën Valentini dhe të kenë biseduar e qeshur gjatë tërë orës, nuk është kontestuese se i pandehuri edhe mund të ketë sugjeruar lidhur me blerjen e të brendshmeve megjithatë është kontestuese nëse i pandehuri ka ngacmuar seksualisht nxënësen e mitur, me fjalë apo veprime konkludonte me qellim të cenimit të dinjitetit të saj, ta poshtërojë, të ketë krijuar mjedis objektivisht frikësues, armiqësor, degradues ose poshtërues ngase në këtë bazë nuk mund të vërtetohet nga provat e siguruara,” thuhet në Aktvendimin e Prokurorisë.
Bile si rrethanë që e arsyeton vendimin e tyre, Prokuroria e cek faktin se bisedat e zhvilluara, nuk i kanë bërë të ndjehen të ngacmuara të paktën vajzat e tjera në klasë.
“Aq më tepër kur të githë nxënësit thonë se nuk ishin ndier keq dhe se nuk i kishin marr si ngacmuese seksualisht fjalët e profesorit dhe se biseda kishte vazhduar duke qeshur, ndërsa sa i përket fjalëve “sot është 14 Shkurti, çfarë ju keni ble frajerave”, apo lidhur me sugjerimin e blerjes së të brendshmeve, si të tilla nga një edukator nuk janë të përshtatshme por nuk konsumojnë elementet e veprës penale të ngacmimit seksual sikur që nuk konsumohen as nga fjalët “bleja ni qasine”, sa i përket punimit-vizatimit në formë cilindrike që e dëmtuara kishte në dorë apo e kishte hedhur, pasi asnjë nga nxënësit -dëshmitarët por as vet e dëmtuara nuk kanë pohuar se i pandehuri konkretisht të ketë përmendur diçka apo ti jetë referuar diçkaje , apo te ketë vazhduar me një bisedë të tillë përkundër ndonjë vërejtje dhe si e tillë nuk mund të merret si ngacmim seksual në kuptimin e veprës penale pasi mendimet përderisa nuk shprehen konkretisht nuk janë të ndëshkueshme.”
Përderisa babai i vajzës ngul këmbë se do ta çojë deri në instancën e fundit këtë çështje, ai megjithatë i ka thënë televizionit se po i humb shpresa në drejtësinë e Kosovës.
Profesori ishte suspenduar nga puna veç pas raportimit të televizionit, përderisa i njëjti sipas informacioneve që posedon Dukagjini nuk është kthyer akoma në punë dhe shkolla nuk ka pranuar kurrfarë vendimi nga Drejtoria e Arsimit në Komunën e Gjilanit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Haradinaj: Gjykata Speciale katërcipërisht e ka dëshmuar manipulimin

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe