LAJMI I FUNDIT:

Dyshime se shumica e rasteve të zjarreve në Kosovë shkaktohen nga faktori njeri

Dyshime se shumica e rasteve të zjarreve në Kosovë shkaktohen nga faktori njeri
Malë Gashi, nga ekipi i zjarrfikësve

Temperaturat e nxehta, e kanë shtuar punën për zjarrfikësit e Kosovës. Por, shkaktar i zjarreve sidomos në sezonin e verës, del të jetë faktori njeri, të cilët nga pakujdesia dhe padija, po shkaktojnë ndezje të zjarrit sidomos në fusha e male.

Malë Gashi, nga ekipi i zjarrfikësve, ka thënë se në shumicën e rasteve në sezonin e verës në pjesë fushore e malore, janë shkaktuar nga njerëzit të cilët nuk janë treguar të kujdesshëm sa duhet.

“Kohëve të fundit, tash është sezona kur rriten numri i intervenimeve, janë këta muaj që fillon ngritja e këtyre intervenimeve, kjo na përcjell me vite të tëra. Deri më sot ende nuk është konstatua që këto zjarre janë shkaktu nga vetëndezja, apo nga xhamat, të cilët mund të jenë burim i ndezjes”, ka deklaruar Gashi në RTV Dukagjini.

Gashi ka bërë të ditur se gjatë vikendit, janë shkaktuar 25 raste të zjarreve, 23 prej tyre kanë qenë nga bari i that dhe ndezja e hamullarëve.

“Gjatë vikendeve kanë qenë 25 raste, 23 kanë qenë bari i thatë dhe hamullore. Gjatë 24 orëve të fundit, 15 kanë qenë dhe 12 kanë qenë në pjesën fushore- malore, ka thënë Gashi.

Gashi ka theksuar se stafi i zjarrfikësve has shpesh në vështirësi, për shkak të numrit të vogël të personelit dhe të teknikës së vjetruar.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të jenë më të kujdesshëm në mënyrë që të mos ndezën zjarret nga pakujdesia.

“Presim që qytetarët të vetëdisohen, dhe të mos shkaktojnë ndezje të zjarreve, dhe bujqit të mos i ndezin mbetjet, por të mirëmbahen si duhet. Bujqit duhet të dalin t’i livrojnë arat e tyre në mënyrë që fizikisht zjarri të mos mund të depërtojë”, ka deklaruar ai.

Tutje ai ka thënë se përkundër numrit të vogël të personelit, zjarrfikësit janë të gatshëm të intervenojnë çdo herë ku ka rreziqe nga zjarri.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori