LAJMI I FUNDIT:

Dyshime për ngacmim seksual, kërkohet shkarkimi i profesorit Xhevat Krasniqi

Dyshime për ngacmim seksual, kërkohet shkarkimi i profesorit Xhevat Krasniqi

Lëvizja Feministe Studentore (LFS) sot ka protestuar para fakultetit të Edukimit dhe Rektoratit, në Prishtinë, për shkarkimin e profesorit, Xhevat Krasniqi, i cili dyshohet për ngacmim seksual si dhe shkarkimin e anëtarëve të Këshillit të Etikës.

Në pankartat e studenteve shkruhet ” E këtu po i citoj fjalët e tij: ‘Unë jam i drejtë në vlerësim, e kështu jam i drejtë, kur dush të bëj masazh’, i cili ma ka demonstruar me duar fjalën ‘masazh’ dhe është afruar për të më përqafuar”.


Siç është raportuar edhe në media 27 studente të Fakultetit të Mjekësisë e kanë denoncuar profesorin Xhevat Krasniqi, për dyshime për ngacmim seksual.

Telegrafi do ju sjell fotografi nga protesta e LFS-së. /Telegrafi/

Lëvizja Feministe Studentore proteston para Fakultetit të Edukimit
Lëvizja Feministe Studentore proteston para Fakultetit të Edukimit
Protestë e Lëvizjes Feministe Studentore
Lëvizja Feministe Studentore proteston para Fakultetit të Edukimit
Lëvizja Feministe Studentore proteston para Rektoratit