Tanimë është më se e qartë se heqja e regjimit të vizave për qytetarët e Maqedonisë, inkurajuan qarqet antidemokratike që të aplikojnë politikë antishqiptare, veprim racist në fushën ekonomike, politike, sociale e kulturore. Është për t’u habitur se si këto qarqe miope, regresive, bashkë me “sulferët” e tyre serbomëdhenj, ende nuk janë vetëdijesuar për faktin se Maqedonia mund të ekzistojë dhe të ketë perspektivë të ndritshme vetëm si shtet multietnik dhe multifetar.

Decenia e parë i fillimshekullit XXI po e shënon edhe një rrudhje të një pjese të atdheut tonë. Likova me fshatrat e saja për të satën herë po pakësohet. Po pakësohet nga njerëzit që po ikin, shumica pa kthim. Kjo dyndje e popullit kryesisht drejt vendeve të BE-së, në fillim u manifestua me plotë gëzime, si moment i hareshëm për t’i vizituar të afërmit por edhe vendet perëndimore. Kur kjo dyndje nisi të marrë përmasa tragjike, atëherë, disa qarqe qeveritare me disa vegla shqiptare dolën dhe thanë se këtu nuk ka kurrfarë politike porse tërë puna nisi si rezultat i liberalizimit të regjimit të vizave.


Tanimë është më se e qartë se heqja e regjimit të vizave për qytetarët e Maqedonisë, inkurajuan qarqet antidemokratike që të aplikojnë politikë antishqiptare, veprim racist në fushën ekonomike, politike, sociale e kulturore. Është për t’u habitur se si këto qarqe miope, regresive, bashkë me “sulferët” e tyre serbomëdhenj, ende nuk janë vetëdijesuar për faktin se Maqedonia mund të ekzistojë dhe të ketë perspektivë të ndritshme vetëm si shtet multietnik dhe multifetar.

Kultivimi i marrëdhënieve të mira multietnike midis sllavomaqedonasve dhe shqiptarëve, realizimi në vepër i barazisë së plotë që duhet t’i përkasë rreth 800 mijë shqiptarëve në Maqedoni, distancimi nga politika ditore për mbrojtjen e interesit vetëm të një grupi, etniteti, konfesioni, janë kusht primar që determinojnë ekzistimin dhe zhvillimin normal dhe të qëndrueshëm të shtetit të ri - Maqedonisë.

Historia e dëbimeve

Lëvizja e njerëzve ka qenë një fenomen i njohur qysh në agim të njerëzimit. Historia ndërtoi globin tokësor me kontinente e shtete të përbëra nga popullsi të ndryshme. Shtrirja e perandorive kolosale, egjiptiane, babilonase, persiane, perandorisë romake, perandorisë turke, bën të mundur që edhe në kohërat moderne të lëvizin etni të mëdha në drejtime ngandonjëherë të habitshme. Me perandoritë e fundit mesjetare është e lidhur padyshim lëvizja më e madhe e popullsisë së trojeve shqiptare, por gjithnjë ato ishin të imponuara dhe të elaboruara prej vitesh nga qarqe antishqiptare me synim zbrazjen e tokave nga popullsia shqiptare. Në funksion të kësaj ideje janë angazhuar akademik, politikanë, shkrimtarë, nobelist, historian, ushtarak madhor, mësues, pedagogë, diplomat të karrierës të cilët në bazë të udhëzimeve të kupolës së piramidës serbomadhe të mbështetur edhe nga Rusia, hartuan projekte, platforma, memorandume, programe, çuan mesha drejt qiellit, shkruan libra e monografi plotë mllefe, shpërndanë fletushka të përmbushura me teza demagogjike që profanonin popullin shqiptarë, kulturën, besimin, moralin dhe traditat e tij shekullore.

Si rezultat i kësaj politike, popullata shqiptare në viset e veta etnike përjetoi dyndje të mëdha, dëbime tragjiket nga viset e tyre etnike, siç njihet ajo pas vdekjes se Skenderbeut dhe pas rënies së Shkodrës, Krujës e të vendbanimeve të tjera nën pushtimin Otoman; pastaj dëbimi i shqiptarëve nga viti 1912-1915 përmes Selanikut për në Turqi. Sipas një dokumenti nga Konsulati gjeneral i përpiluar më 12 prill 1914 thuhet se tërë ai eksod masiv i shqiptarëve për në Turqi u bë me 395 anije evropiane.

Pastaj, marrëveshja e 11 korrikut e konventës jugosllavo-turke e arritur më 1938 ku parashikonte që brenda 8 viteve të ardhshëm të shpërngulen për në turqi 40 mijë familje shqiptare. Po kjo konventë u ripërtëri edhe në Jugosllavinë e Titos ku më 18. 02. 1953 Jugosllavia, Greqia dhe Turqia përmes përfaqësuesit të saj Fuad Kyprili arritëm marrëveshje për miqësi dhe bashkëpunim reciprok dhe shpërnguljen e shqiptarëve për në Turqi. Dhe kështu kjo plagë shekullore e eksodit vazhdoi edhe në vitet në vijim dhe vetëm gjatë vitit 1951-1968 u shpërngulën 414.500 shqiptarë.

Po sot, pse po iket?

Në këtë kuadër lëvizjet e fundit të shqiptarëve të Maqedonisë (sidomos të regjionit të Kumanovës e Likovës) drejt vendeve të Bashkimit Evropian nuk janë ndonjë fenomen i ri. E re në këtë ngjarje dramatike janë përmasat, kushtet, trysnitë politike që po ushtrohen mbi ta. Në një situatë ku në Maqedoni politika ditore mbron interesat vetëm të një qarku, të një shtrese, të një etniteti, vetëm të një religjioni, në një situatë ku e ardhmja e të rinjve shqiptarë është e panjohur, ku shpresën e zëvendëson zhgënjimi, rehatinë ankthi, ku shkollarët shqiptarë përballen të edukohen pa libra, në një situatë të rëndë ekonomike e sociale, ku mungojnë investimet shtetërore, ku varfëria e papunësia janë pamje të vetme të fshatrave të Kumanovës e Likovës, trajtimi institucional nihilist nga organet shtetërore ndaj shqiptarëve duke i trajtuar si qytetarë të rendit të dytë, në një situatë ku ata diskriminohet dhe atakohen në çdo pikëpamje, në të drejtat e tyre, në kulturë, në arsim, në besim, në një situatë… situatë…e situatë. Natyrisht që do të ndodhë IKJA!

Si ndodhi IKJA? Si ndodhi që brenda një nate të flaket tërë ai guxim e qëndrueshmëri e popullatës së Likovës e cila gjatë konfliktit 2001 nuk përfillte apelet e njëpasnjëshme të Qeverisë për t’i braktisur vatrat e tyre. Edhe pse të rrezikuar nga bombardimet ushtarako-policore po kjo popullatë pranoi të rrezikohet për hir të të drejtave dhe avancimit politik të shqiptarëve. Nga koniunktura e tanishme shqiptare pjesëmarrëse në qeverisje atëbotë kjo pjesë e popullatës shqiptare vlerësohej si më vitalja dhe krenaria e shqiptarisë e cila solli ndryshimin dhe lirinë, e tani derisa kjo liri e prangosur, sepse është e burgosur në Muze, sepse në muze do të ruhet liria, natyrisht se do të ketë IKJE!

Përpëlitjet qyqare dhe paraqitjet ironike të autoriteteve qeveritare e, sidomos të atij shqiptarë, duke sajuar një propagandë me qëllime të caktuara gjasme për t’ju shpjeguar të ikurve se sa është e rëndë jeta e një emigranti, se të keqen e migrimit e paskan përjetuar edhe vetë para disa viteve, se kjo pjesë e popullatës që paskan pranuar të ikin qenkan mendjelehtë e të cilët me naivitet qenkan manipuluar nga agjencitë turistike, janë arsyetime banale dhe tentohet të kamuflohet politika diskriminuese antishqiptare. JO, ata që dikur paskan qenë pjesa më vitale dhe krenaria e shqiptarisë ndërsa tani mendjelehtë (sipas qeveritarëve shqiptarë), janë pre e politikës nihiliste, dështuese dhe të gabuar që po udhëhiqet në këtë shtet, pre e një politike diskriminuese që mundëson shkarkimin e tërë kapitalit e të buxhetit shtetëror nëpër viset ekskluzivisht të banuar me sllavomaqedonasë. Pushtetarët aktualë shqiptarë do të ndahen të kënaqur nëse u bie ndonjë kockë sa për lëpirje! Populli le ta hajë...