Paulo Dybala mund të largohet nga Juventusi gjatë verës, pasi këtë edicion nuk ka qenë në formën më të mirë të tij.

Sulmuesi argjentinas mund të largohet nga Zonja e Vjetër pas gjashtë viteve qëndrim në Torino.


Arsenal, Everton, Tottenham Hotspur dhe Chelsea janë skuadrat që kanë shprehur interesim, por në garë mbetet edhe Atletico Madrid.

Dybala 2 e1616768937260

Klubi madrilen edhe më parë ka qenë i lidhur me transferimin e Dybalas dhe ka qenë vetë sulmuesi që e ka pranuar një gjë të tillë.

27-vjeçari fillimisht u pyet për një interesim nga Real Madridi, derisa e mohoi një gjë të tillë duke zbuluar interesimin nga Atletico.

"Jo për dijeninë time nuk ka pasur interesim nga Real Madridi", tha Dybala.

dybala 5

"Unë jam kërkuar nga Atletico. Kam pasur shumë shokë të ekipit te Atletico, ku njëri nga ta është Morata. Ai më ka folur shumë për klubin, qytetin e tifozët, është një klub i madh, por që nuk u finalizua transferimi", deklaroi Dybala.

/Telegrafi/

telegrafi sport app