LAJMI I FUNDIT:

Dy vjet pasi ishte emëruar, Shqipe Mjekiqi largohet nga pozita e nënkryetares së LDK-së

Dy vjet pasi ishte emëruar, Shqipe Mjekiqi largohet nga pozita e nënkryetares së LDK-së

Shqipe Mjekiqi është larguar nga pozita e nënkryetares së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Burime të Telegrafit konfirmojnë largimin e Mjekiqit nga kjo pozitë, por nuk kanë bërë të ditura arsyet.

Në media është raportuar edhe për dorëheqjen e zëdhënëses Sibel Halimi, por për të njëjtën nuk është konfirmuar.


Telegrafi ka telefonuar Halimin por e njëjta nuk është përgjigjur.

Mjekiqi: Koha, të kontribuojmë në rikthimin e LDK-së në piedestal
Lexo po ashtu Mjekiqi: Koha, të kontribuojmë në rikthimin e LDK-së në piedestal

Ndryshe, Shqipe Mjekiqi më 20 mars të 2021-së me propozimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, ishte emëruar nënkryetare e partisë.

“Koha në të cilën unë po i bashkohem LDK-së, në strukturat e saj udhëheqëse, nuk është më e mira për të. Në zgjedhjet e fundit LDK mori përqindjen me të ulët të votave që nga themelimi i saj para 30 vjetësh. E kuptoj që shumë prej jush ndiheni të zemëruar me këtë rezultat. Por, është koha më e mirë për mua dhe shumë të tjerë të kontribuojmë në rikthimin e LDK-së në piedestal, aty ku e ka vendin. Spektri politik në Kosovë është i mangët pa Lidhjen Demokratike të Kosovës, për zhvillimin e së cilës punuan me shumë mund e sakrificë gjenerata të shumta nën udhëheqjen e Presidentit Ibrahim Rugova. Nëpërmjet përfaqësimit në LDK, nën udhëheqjen e Lumirit, unë do të mundohem t’i shërbej popullit dhe shtetit të Kosovës”, kishte shkruar në atë kohë Mjekiqi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Lajme
Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Lajme
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori