LAJMI I FUNDIT:

Dyvjeçari nga Mitrovica bie në një pusetë, lirohet në shtëpi pas trajtimit mjekësor

Dyvjeçari nga Mitrovica bie në një pusetë, lirohet në shtëpi pas trajtimit mjekësor
Foto: Ilustrim

Një dyvjeçar ka rënë të martë në një pusetë në pjesën e njohur si “Tuneli i Parë”, në Mitrovicë dhe si pasojë ka marr lëndime trupore.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur të martën rreth orës 19:21.


Po ashtu në njoftim bëhet e ditur se viktima ka marrë tretman mjekësor në emergjencën e QKMF dhe më pas është liruar për në shtëpi.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në afërsi të një objekti kolektiv, një i dyshuar mashkull kosovar kishte kryer punime në rrjetin e kanalizimit dhe kishte lënë një pusetë të hapur (pa kapak). Si pasojë e kësaj djali i ankuesit i moshës dyvjeçare kishte rënë në të dhe kishte pësuar lëndime trupore. Viktima ka marrë tretman mjekësor në emergjencën e QKMF dhe më pas është liruar për në shtëpi”, thuhet në raport.

Ndërkaq, lidhur me rastin, deri më tani nuk është takuar i dyshuari. Rasti nën hetime. /Telegrafi/