LAJMI I FUNDIT:

Dy vite më parë kishte 90 kilogramë, tani është në garë për titullin e gruas me belin më të hollë – 18 orë në ditë mban korse për ta arritur qëllimin

Dy vite më parë kishte 90 kilogramë, tani është në garë për titullin e gruas me belin më të hollë – 18 orë në ditë mban korse për ta arritur qëllimin

Një nënë beqare që dëshiron të thyej rekordin botëror për belin më të ngushtë, ka zbuluar se për 18 orë në ditë e mban të veshur korsenë me qëllimin e vetëm që të ngushtojë edhe më shumë belin e saj prej 35 centimetrave.

Sammy Wilson, 26-vjeçe nga Georgia e SHBA-ve, filloi ushtrimet e belit në prill të vitit të kaluar, me qëllim që formoj linja të përkryera trupore pasi arriti të humb peshën e tepërt, transmeton Telegrafi.

Ajo tani mund të bartë koset prej 35 centimetrave dhe është e vendosur që të bie në 32 centimetra. Dikur Wilson kishte korsenë e gjerë – 54 centimetra, e pasi që humbi peshë dëshiron ta ketë edhe më të ngushtë.


“Dua të kem belin më të ngushtë në botë. Nëse arrij ta kem belin nën 32 centimetra, kjo do të thotë se do ta kem të njëjtë me kokën e foshnjës së porsalindur dhe 2 centimetra më të ngushtë sesa beli i gruas që mban rekordin botëror”, ka deklaruar Wilson.

Vetëm dy vite më parë, Sammy i kishte 90 kilogramë, por prej asaj kohe ajo ka bërë transformim të rrallë duke humbur kilogramët e tepër dhe formuar linja të përkryera trupore. /Telegrafi/