Dy vajza mbyten në lumin Po

Mediat italiane bëjnë të ditur se dy vajzat e vogla, 10 dhe 11 vjeç, kushërira me njëra-tjetrën ishin me familjet e tyre buzë lumit Po me qëllim, të kalonin një fundjavë të freskët e të këndshme.
Mësohet se vajzat, njëra banore ne Breme, kusherira tjetër nga Milano kanë qenë duke u larë në lumë por fatkeqësisht i ka rrëmbyer rrjedha. Po kështu mediat mësojnë se njëri prej të afërmve ka tentuar t’i shpëtojë por ka qenë e pamundur, pasi trupat e vegjël janë zhdukur me shpejtësi nën ujë.
Forca të zjarrfikëseve të zonës kanë mbërritur në vendngjarje pas alarmit që kanë dhënë prindërit. Me qëllim pikasjen e trupave në lumin e gjatë u vu në dispozicion dhe një helikopter që po vijon kërkimet prej disa orëve.
Pas disa orë kërkimesh u bë e mundur gjetja e trupit të më të voglës, 10-vjeçares, ndërsa vijojnë me intensitet kërkimet dhe për kushërirën tjetër të zhdukur. /Telegrafi/




















































