LAJMI I FUNDIT:

Dy të plagosur nga të shtënat me armë në një shkollë të mesme në Buffalo të Nju Jorkut

Dy të plagosur nga të shtënat me armë në një shkollë të mesme në Buffalo të Nju Jorkut

Dy persona, duke përfshirë një student, thuhet se u qëlluan me armë në një shkollë të mesme shtetërore të Nju Jorkut.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, të shtënat kanë ndodhur pak pas orës 15:30 (sipas kohës lokale) në shkollën e mesme McKinley në Buffalo.

Departamenti i Policisë Buffalo tha se oficerët ishin në vendngjarje dhe u kërkuan shoferëve të shmangnin zonën.


Një burim policor tha se sipas hetimeve paraprake viktimat ishin një nxënës dhe një roje sigurie.

Ndërkohë një zëdhënës i policisë tha se ishte një nxënës mashkull. Studenti, i cili u qëllua disa herë, u dërgua me ambulancë në Spitalin e Fëmijëve Oishei, tha burimi policor, thekson buffalonews.

Zëdhënësi i policisë së Buffalo, Michael J. DeGeorge tha për mediat jashtë shkollës se roja i sigurisë u qëllua në këmbë, një plagë që nuk besohet të jetë kërcënuese për jetën.

Nuk dihet menjëherë nëse të shtënat kanë ndodhur brenda apo jashtë shkollës.

Menjëherë pas të shtënave, Kolegji Shtetëror SUNY Buffalo lëshoi një deklaratë.

“Policia Universitare ka marrë një raport për një person të armatosur pranë kampusit”, shkroi universiteti në Twitter. “Ai është parë për herë të fundit pranë shkollës së mesme McKinley në Elmwood Ave duke shkuar drejt 198. Menjëherë strehohuni në vend”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun

Botë
Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Amerika
Netanyahu: Të gjitha pengjet do të lirohen dhe Hamasi do të shkatërrohet

Netanyahu: Të gjitha pengjet do të lirohen dhe Hamasi do të shkatërrohet

Azia
Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë

Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë

Botë
Trump deklaron se do të kandidojë përsëri në 2028 - a është e mundur?

Trump deklaron se do të kandidojë përsëri në 2028 - a është e mundur?

Amerika
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Botë
Kalo në kategori