LAJMI I FUNDIT:

Dy të arrestuar në aksionin e djeshëm në Karaçevë dhe rajone tjera

Dy të arrestuar në aksionin e djeshëm në Karaçevë dhe rajone tjera
Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjilan, Inspektorati Policor i Kosovës dhe Policia e Kosovës, kanë bërë të ditur se si rezultat i aksionit të zhvilluar dje në rajone të ndryshme të Kosovës, përfshirë Gjilanin, Ferizajin, Prizrenin, Podujevën, Pejën, Suharekën dhe Vitinë, i cili ka qenë vazhdimësi e aksionit të Karaçevës, janë arrestuar edhe dy persona, të cilët dyshohen se janë përfshirë në veprimtari kriminale.

Ndaj tyre, me urdhër të prokurorit është lëshuar aktvendim mbi ndalim në kohëzgjatje prej 48 orëve.


“Gjatë operacionit të djeshëm, ku fillimisht ishin ndaluar 22 persona, deri më tani janë ndaluar 24 persona të dyshuar, ndërsa, numri i personave të ndaluar që nga fillimi i këtij aksioni ka shkuar në 61.

Prokuroria Themelore në Gjilan, në bashkëpunim dhe koordinim me Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin Policor, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, ku për informacione shtesë do të vazhdojmë të ju mbajmë të informuar”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme

"S'ka më punësim të kunatave në MPJD", Gërvalla nënshkruan një vendim

Lajme
Kalo në kategori