LAJMI I FUNDIT:

Dy shenjat që zbulojnë se jeni të lindur për njëri-tjetrin

Dy shenjat që zbulojnë se jeni të lindur për njëri-tjetrin

Shumë lehtë mund ta vëreni në filma – fjala është për çiftin që qartazi janë lindur për njëri-tjetrin.

Por në jetën reale, është vështirë të detektohet një çift që ka lindur për t’u bërë bashkë, transmeton Telegrafi.

Ekspertja e lidhjeve, Talia Goldstein, ka treguar për ‘INSIDER’ se janë dy shenja që tregojnë se një çift përshtatet shumë me njëri-tjetrin.


Si ta dini a jeni ju të lidhur me dikë që përshtateni?

1: Udhëtoni në të njëjtën mënyrë

Një nga mënyrat më të lehta për të parë se a përshtateni me partnerin është duke e planifikuar një udhëtim së bashku.

Siç thotë ekspertja, një çift i mirë janë dy persona të cilët janë të gatshëm dhe duan të udhëtojnë në të njëjtën mënyrë.

Nëse njëri prej jush dëshiron të udhëtojë me veturë dhe të shëtitet nëpër qytete të ndryshme, ndërkaq tjetri dëshirën të udhëtojë me aeroplan dhe të qëndrojë në hotel me 5 yje, atëherë kjo është shenjë se nuk përshtateni.

2: Keni interesa të përbashkët

Mund t’ju duket e zakonshme, por faktikisht mënyrë e mirë për të parë se a përshtateni me dikë është nëse keni interesa të përbashkët.

Kjo nuk nënkupton se ju pëlqen i njëjti art apo i dëgjoni të njëjtat muzikë.

Jo, fjala është që t’i keni të paktën dy apo tri gjëra që ju pëlqen t’i bëni së bashku. Gjithçka ka të bëjë me kohën që e shpenzoni bashkë.

Gjithashtu, nëse jeni çift që ju pëlqejnë ecjet e gjata, lojërat si ‘Ludo King’ apo shikoni sporte së bashku, atëherë me shumë gjasa përshtateni mirë. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
E vetmja ngjyrë që Kate Middleton nuk e vesh: Nuk i pëlqeu as mbretëreshës Elizabeth

E vetmja ngjyrë që Kate Middleton nuk e vesh: Nuk i pëlqeu as mbretëreshës Elizabeth

Moda
Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

Keshilla Modë
A paguhen aktoret për të veshur fustane të stilistëve në Oscars? E vërteta mund t'ju habisë

A paguhen aktoret për të veshur fustane të stilistëve në Oscars? E vërteta mund t'ju habisë

Moda
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Fustani i ri i Georgina Rodriguez -it i ka befasuar të gjithë: Ja si duket modelja që ka shumë para, por nuk ka fare stil

Fustani i ri i Georgina Rodriguez -it i ka befasuar të gjithë: Ja si duket modelja që ka shumë para, por nuk ka fare stil

Moda
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Bebja këtu
Kalo në kategori