Shemsedin Miftari ka 20 vite që jeton me qira, ndërsa prona e tij në veri të Mitrovicës shfrytëzohet nga dy serbë.
Tani e 20 vite Shemsedin Miftarit nga Mitrovica i është marrë prona nga dy serbë.
Mbi tre ari e gjysmë truall, në afërsi të urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë, po shfrytëzohet nga dy serbë ku edhe kanë hapur biznes në atë vend.
Por, pronar legjitim i kësaj toke është Shemsedin Miftari nga Mitrovica.
Ai për RTV Dukagjinin thotë se për dy dekada, nuk ka lënë derë pa trokitur.
“Prej paslufte ky problem ka mbetur pezull. Çdo herë duke vrapuar nëpër gjykata, duke bërë shpenzime të mëdha. Që 20 vite unë jam refugjat në shtet timin. Askush nuk është i interesuar të kryej lëndën ashtu siç duhet, si e kërkon rendi shtetëror”, shprehet Shemsedin Miftari, pronar i tokës.
Megjithëse krejt këto vendime gjykatash e thonë se prona është e tija, asnjëherë nuk pati të drejtë ta shfrytëzojë atë.
Madje, është kërcënuar edhe me jetë nga serbi tashmë shfrytëzues i pronës.
“Më ka kërcënuar dhe më ka thënë se nuk dua me të pa këtu. Më ka kërcënuar edhe me vrasje”, shprehet më tej Shemsedin Miftari.
Vendimi i Gjykatës Themelore në Mitrovicë thotë: I aprovohet kërkesa paditësit Shemsedin Miftari nga Mitrovica dhe detyrohen të paditurit Zvezdan Mihajlloviq dhe Milleti Mirosllav nga Mitrovica e Veriut që t’i largojë, pastrojë dhe rrënojë objektin ndërtimor të ndërtuar në mënyrë të pa ligjshme.
Pas këtij vendimi nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, serbët kanë bërë ankesë duke e dërguar lëndën në Gjykatën e Apelit në Prishtinë.
E Gjykata e Apelit i tha RTV Dukagjinit se ka probleme me numrin e madh të lëndëve si dhe numrin e vogël të atyre që duhet të merren me këtë lëndë.
“Aktualisht kemi në punë 11 mijë e 664 lëndë të natyrës civile, apo mbi 700 për secilin gjyqtarë. Në këto rrethana është tejet e vështirë për të mos thënë e pa mundur, që të gjykohet në kohë të arsyeshme, aq më tepër kur në vazhdimësi kemi lëndë të natyrës urgjente. Gjykata e Apelit është në pritje të 10 gjyqtarëve të rinj, angazhimi i të cilëve besojmë se do ta përmirësojë dukshëm gjendjen”, thuhet në përgjigjen e Apelit./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëShala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash
Suzana Gjekaj, shqiptarja e parë që arrin gradën Kolonele në Ushtrinë Amerikane
Arrijnë votat e para nga diaspora
Bislimi: Vetëvendosje nuk do të bëjë koalicion me asnjë parti opozitare pas zgjedhjeve
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze