LAJMI I FUNDIT:

Dy rregulla të kopshtarëve për një rendiment më të mirë të domates

Dy rregulla të kopshtarëve për një rendiment më të mirë të domates

Do të keni fruta të lëngshme dhe të shëndetshme deri në nëntor

Reklama

Domatja është një bimë e tillë që “nxjerr” të gjithë energjinë nga toka dhe kjo është arsyeja përse na jep frutat më të lëngshme.

Në mënyrë që kërcelli të jetë i fortë, gjethet të jenë të gjelbra, dhe frutat të jenë të forta dhe të lëngshme – domatja do të marrë gjithçka nga toka. Prandaj, është shumë e rëndësishme të plehërohet toka para mbjelljes së domateve.

Koha e plehërimit është gjithashtu shumë e rëndësishme, transmeton Telegrafi.

Kur të duhet të plehëroni domatet?

Gabimi më i madh që bëjnë kopshtarët është vendosja e plehut në vrimën ku duhet të vendosin fidanin e domates. Por kjo mund të dëmtojë rrënjën e bimës, kështu që nuk rekomandohet.

Do të ishte mirë që dheu të përgatitej një muaj para mbjelljes.

Përzieni plehun, përzieni pleh organik, çfarëdo qoftë, por mos e vendosni direkt pranë bimës menjëherë gjatë mbjelljes.

Përzieni plehun, përzieni me plehun organik, çfarëdoqoftë, por kurrë mos hidhni pleh direkt në bimë menjëherë pas mbjelljes.

Cili pleh është më i mirë për mbjelljen e domateve?

Çdo kopshtar ka produktin e tij të preferuar të plehrave, por sugjerimi është që të përdoret një me një kombinim të azotit, fosforit dhe kaliumit. Gjithashtu do të ishte mirë nëse plehrat përmbajnë kalcium dhe magnez.

Para mbjelljes, ushqeni tokën me pleh që ka nivel të lartë të azotit.

Kur të shihni që domatet po bëhen gati për frutat e para, spërkatni rreth tyre plehun me përmbajtje të lartë kalciumi dhe fosfori. Kjo do të ndihmojë që domatet të jenë më të forta, me vlera nutritive dhe të lëngshme.

Shënim: Për të siguruar kalcium për domatet, sigurohuni që të vendosni lëvozhga të grimcuara të vezëve rreth kërcellit, por edhe në tokë. Ju do të zëvendësoni magnezin nëse shtoni kripë Epsom në dheun rreth domateve.

Këshillë plus: Plehu “shtëpi” është ai që përmban tretësirë hithre dhe kufilmë (symphytum officinale). Bëhet duke i njomur kërcejtë dhe gjethet e hithrës dhe të hithrës dhe kufilmës në 10 litra ujë, duke e mbuluar dhe lënë për 21 ditë.

Pas kësaj, lëngu hollohet dhe domatja ujitet në një hark të gjerë rreth kërcellit (përndryshe do të dëmtojë rrënjën). /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Arsyeja e çuditshme pse duhet të vendosni letër alumini pas ruterit të internetit

Arsyeja e çuditshme pse duhet të vendosni letër alumini pas ruterit të internetit

Bëje vet
Femrat që e kanë të vështirë të mbajnë lidhje dashurie janë të lindura në tri shenja të horoskopit

Femrat që e kanë të vështirë të mbajnë lidhje dashurie janë të lindura në tri shenja të horoskopit

Astrologji
Testi i IQ-së që duhet të kalojë çdo agjent i FBI-së: Marrin të njëjtat pilula, viktima gjithmonë vdes, jo vrasësi - Si?

Testi i IQ-së që duhet të kalojë çdo agjent i FBI-së: Marrin të njëjtat pilula, viktima gjithmonë vdes, jo vrasësi - Si?

Stil
A mund të thyeni rekordin? Vetëm dy fotografi janë identike, zbuloni se cila janë ato

A mund të thyeni rekordin? Vetëm dy fotografi janë identike, zbuloni se cila janë ato

Stil
Bima që do ta bëjë më të bukur çdo shtëpi, nuk është aspak kërkuese

Bima që do ta bëjë më të bukur çdo shtëpi, nuk është aspak kërkuese

Lule
Ja ku ndodhet shtëpia më e shtrenjtë në botë! Ka jetuar në të mbreti, e vjetër 190 vjet, kurse tani pronar është një ukrainas me ndikim

Ja ku ndodhet shtëpia më e shtrenjtë në botë! Ka jetuar në të mbreti, e vjetër 190 vjet, kurse tani pronar është një ukrainas me ndikim

Shtëpi të bukura
Kalo në kategori