Dy raste të vjedhjeve për një ditë në objekte fetare në Lipjan, rastet po hetohen

Policia e Kosovës ka raportuar se brenda një dite persona të panjohur dyshohet që kanë depërtuar me forcë brenda një objekti fetar dhe kanë vjedhur arkën e bamirësisë.
Sipas raportit 24 orësh bëhet e ditur se ngjarja në dy raste të ndara ka ndodhur të dielën në Lipjan.
“Lipjan / 01.03.2026 - NN. Është raportuar se persona të panjohur dyshohet që me forcë kanë depërtuar brenda objektit fetar dhe nga aty kanë vjedhur arkën e bamirësisë me disa para të gatshme. Rasti po hetohet nga ekipet relevante.
Lipjan / 01.03.2026 - NN. Është raportuar se persona të panjohur dyshohet që me forcë kanë depërtuar brenda objektit fetar dhe nga aty kanë vjedhur arkën e bamirësisë me disa para të gatshme. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport. /Telegrafi/













































