LAJMI I FUNDIT:

Dy profesorë të UT-së me ekspozitë të përbashkët në Prishtinë (Foto)

Dy profesorë të UT-së me ekspozitë të përbashkët në Prishtinë (Foto)

Më datë 15 shtator, në orë 19, në Galerinë e Ministrisë së Kulturës në Kosovë do të hapet ekspozita e dy autorëve të njohur në skenën e artit bashkëkohor shqiptar Lulzime Leka Mulaku dhe Zenun Sherifi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Të dy autorët janë profesorë të Fakultetit të Arteve në Universitetin e Tetovës. Ata përfaqësojnë brezin e artistëve që filluan në mënyrë intensive me aktivitetet e tyre me shprehje vizuale në mes të viteve ’90.


Kuratorja e kësaj ekspozite, Jelldez Asani, për pikturat e Lulzime Mulaku thotë se: “Lëvizja e portreteve të deformuara, apo pamjet e trishta, torturuese e abstrakte, krijojnë emocione të fuqishme në komunikim me publikun.”

Ndërsa për autorin Zenun Sherifi, ndër të tjera, thekson se: “Kësaj radhe krijon vepra që janë një zgjerim logjik i mendimeve për përcaktimin e produktit artistik”.

Kjo ekspozitë financohet dhe drejtohet nga Galeria e Ministrisë së Kulturës./Telegrafi/

ekspozitë