LAJMI I FUNDIT:

Dy persona të lënduar në aksidente trafiku në Shkup

Dy persona të lënduar në aksidente trafiku në Shkup

Një shofer dhe shoqëruesi i tij janë lënduar rëndë, në një prej 17 aksidenteve, të cilët ndodhën mbrëmë në rajonin e Shkupit. Siç njoftojnë nga Sektori për Punë të Brendshme – Shkup, në shtatë aksidente me lëndime të lehta kanë kaluar 12-të persona, ndërkohë në nëntë raste tjera është shkaktuar dëm material.

Policia e Shkupit, informon se mbrëmë nëpunësit policorë kanë sanksionuar dhe përjashtuar nga komunikacioni tre shoferë të cilët kanë drejtuar automjetet e tyre pa pasur të drejtë për qarkullim dhe pesë automjete tjera për shkak se nuk kanë qenë të regjistruar.


Njëkohësisht, prej aty theksojnë se janë gjobitur edhe katër shoferë të cilët në semafor të kuq kanë kaluar në udhëkryq, përfshirë edhe një shofer për tejkalim të palejuar.

Po ashtu, SPB-Shkup mbrëmë ka shqiptuar gjoba edhe ndaj pesë këmbësorëve, të cilët rrugën e kanë kaluar jashtë vendkalimeve të shënuara, respektivisht pesë këmbësorë të cilët kanë kaluar nëpër vija të bardha kur semafori ka qenë me ngjyrë të kuqe.

Ndërkohë, me ndihmën e automjetit special “karrotrec”, janë larguar 63 automjete./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndalimi i policëve të Kosovës, DASH: Serbia po bën veprime përshkallëzuese

Ndalimi i policëve të Kosovës, DASH: Serbia po bën veprime përshkallëzuese

Lajme
Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishte takim i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishte takim i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Lajme
Kalo në kategori