LAJMI I FUNDIT:

Dy persona në Shkup janë akuzuar për prodhim ilegal të marihuanës, i treti kërkohet me urdhër arrest

Dy persona në Shkup janë akuzuar për prodhim ilegal të marihuanës, i treti kërkohet me urdhër arrest

Prokuroria e Publike e Përgjithshme dorëzoi aktpadi për dy persona për prodhim jo të lejuar dhe shitjen e drogave narkotike dhe substancave psikotropike. Për të njëjtin rast, është ngritur hetim për ikje. Atij i është lëshuar urdhër arrest dhe procedura kundër tij do të vazhdojë kur do të gjendet.

Të të akuzuarit dhe personi në arrati, në marrëveshje paraprake, kanë prodhuar drogë narkotike – marihuanë në shtëpi pushuese në vendin “Sveta Petka” në fshatin Morane, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Të tre personat të cilët janë në lidhje familjare të gjakut, atje kanë instaluar sistem – laborator për prodhim të brendshëm të drogës narkotike – marihuanë ku në 202 vazo kanë mbjell dhe janë kujdesur për 246 rrënjë të kanabisit, nga ku 67 kanë qenë të vjetra 14 ditë, 170 rrënjë rreth 21 ditë, 4 rrënjë rreth 28 ditë dhe 5 rrënjë me 7 ditë të vjetra. Në të njëjtën kohë, ata për shkak të tregtisë ilegale, kanë pasur 6.346.41 gram drogë narkotike marihuanë të thatë që vijnë nga kanabisi, dhe që e kanë pasur në podrumin e banesës në Komunën e Shkupit Aerodrom”, kumtoi Prokuroria.

Bashkë me akuzën, Prokurori Publik në gjykatë dorëzoi edhe propozim për vazhdimin e masës së paraburgimit për njërin e të akuzuarve, duke vlerësuar se nëse lirohet të mbrohet në liri, ka gjasa të arratiset, respektivisht do të fshihet për qëllim që të ik nga përgjegjësia penale, dhe se do ta përsëris veprën penale për çka akuzohet. Për të akuzuarin e dytë është dhënë masa të kujdesit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Elfije Boletini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Lajme
Kalo në kategori