Një automjet i tipit VW Golf me targa lokale është ndaluar nga policia pasi paraprakisht kishte refuzuar t’i bindet urdhrave për ndalim.

Policia njofton se njësi patrulluese arriti të ndalojë automjetin, ndërsa gjatë arrestimit dy personat e dyshuar, meshkuj kosovarë, kanë bërë rezistencë duke penguar zyrtarët policorë në kryerjen e detyrës.


Gjatë kontrollit të automjetit, policia ka gjetur dhe konfiskuar 9.66 gram substancë narkotike të llojit marihuanë.

Dy të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me vendim të prokurorit të rastit, ata janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj tyre janë iniciuar rastet për posedim të paautorizuar të narkotikëve dhe pengim të personit zyrtar.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se hetimet për rastin po vazhdojnë. /Telegrafi/