Dy herë perioda brenda një muaji: A është normale?
Periodat një herë në muaj janë mjaftueshëm, por ndodh që disa gra dhe vajza e përjetojnë ndjesinë e tyre edhe më shpesh
Një fenomen i tillë, bëhet shkak për t’u shqetësuar, pasi nga çfarë dimë, cikli menstrual ndodh çdo 28 ditë dhe zgjat nga 3 deri në 7 ditë. Ndërkohë, ka gra të cilave ky cikël u ndërpritet për t’i rinisur sërish, ose ndonëse cikli i tyre i rregullt ka mbaruar përballen me një tjetër cikël brenda një kohë të shkurtër.
Çfarë thonë mjekët specialistë për këtë? A është normale të ndodhë?
Së pari, është e rëndësishme të kuptoni ndryshimin mes njollave dhe menstruacioneve. Ashtu si nga vetë emri, njollosja është shumë më pak gjak sesa do të shihni gjatë ciklit të rregullt menstrual. Njollat kafe mund të jenë shenjë e shtatzënisë, mund të lidhen me ovulimin si dhe me dhimbjet pas seksit, shkruan Pop Sugar.
Nga ana tjetër, hormoni i stresit, kortizoli, mund të ndikojë në funksionimin e vezoreve, gjë që mund të rezultojë në fillimin e menstruacioneve më herët ose më vonë, në zgjatjen ose shkurtimin e ciklit apo dhe intensitetin e hemorragjisë që keni.
Një arsye tjetër pse mund të shihni gjakderdhje të pazakontë pas ciklit tuaj janë ilaçet që mund të keni përdorur. Sidomos pilula për parandalimin e shtatzënisë shkakton hemorragji pasi e përdorni për herë të parë.
Sidoqoftë, nëse ju ndodh shpesh që të keni perioda brenda ciklit 28 ditor, me siguri ka diçka që s’shkon dhe kërkon trajtim. Ekspertët thonë se nuk është normale të përjetoni dy herë gjatë muajit ciklin menstrual, prandaj takimi me një mjek gjinekolog është i nevojshëm.
Ka një numër arsyesh pse ndodh ajo që ndodh, duke nisur që nga infeksionet vagjinale, polipet e qafës së mitrës, të mitrës, çrregullimi hormonal, shtatzënia, apo përdorimi i kontraceptivëve, citon Anabel.
Edhe nëse përjetoni gjakderdhje të parregullt ose njolla vetëm një herë, takimi me mjekun do t’ju ndihmonte të hiqnit çdo dyshim. /Telegarfi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë13 situata në të cilat vazelina është e domosdoshme: Nuk e keni idenë sa është efikase
Si ndryshon trupi i gruas pas humbjes së virgjërisë
Udhëzuesi i Kendall Jenner për veshjet pranverore? Pa një bluzë apo këmishë!
Gjashtë gabime gjatë tharjes së flokëve
Vazelinë në fytyrë dhe ushtrime çdo mëngjes: Truket që e mbanin Marilyn Monroe të dukej perfekt
Cilat gjeste romantike janë vërtet të dyshimta për femrat
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë