LAJMI I FUNDIT:

Dy motra të vdekur në magjistrales Klinë-Gjakovë, njëra ishte zyrtare shtetërore dhe kandidate për deputete

Dy motra të vdekur në magjistrales Klinë-Gjakovë, njëra ishte zyrtare shtetërore dhe kandidate për deputete

Njëra nga të vdekurat në aksidentin e Meqes së Gjakovës, ishte anëtare e Partisë së Drejtësisë dhe këshilltare politike e ministrit Ferid Agani në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

“Partia e Drejtësisë me pikëllim të thellë mori lajmin për vdekjen tragjike në aksident trafiku të anëtares së Kryesisë, Ilirjana Perteshonit, që njëherësh”, thuhet në njoftim. “Vdekja e anëtares së Kryesisë së PD-së ka shokuar çdo anëtar të Partisë së Drejtësisë. PD me këtë rast i shprehë ngushëllime të sinqerta familjes Perteshoni, familjarëve të saj, por edhe çdo anëtari të PD-së, duke e lutur Zotin e Madhërishëm që ta ketë mëshiruar atë dhe motrën e saj”, thuhet në njoftimin e telegramin e ngushëllimit të PD-së.


PD thotë se do ta kujtojë çdo herë me respekt Ilirjanën, si njeri me virtyte të larta morale dhe intelektuale.

Ilirjana, së bashku me motrën e saj Dardanën, humbën jetën sot në një aksident trafiku që ndodhi në magjistralen Gjakovë-Klinë.