Dy lojtarët e Real Madridit që e kritikuan ashpër Camavingën gjatë ndeshjes me Gironën

Dy lojtarë të Real Madridit kanë shprehur hapur frustrimin e tyre ndaj bashkëlojtarit francez Eduardo Camavinga, pas golit të shënuar nga Thomas Lemar për Gironën gjatë ndeshjes së zhvilluar të premten në “Santiago Bernabeu”, në kuadër të xhiros së 31-të të La Ligës.
Real Madridi luajti baras në shtëpi ndaj tyre, duke bërë që të mbetet gjashtë pikë mbrapa Barcelonës, e cila në rast fitoreje ndaj Espanyolit do ta çonte epërsinë në nëntë pikë në krye të tabelës.
Fede Valverde e kishte kaluar Real Madridin në epërsi me një goditje të fuqishme në minutën e 51-të, por Lemar barazoi rezultatin për skuadrën katalanase në minutën e 62-të me një goditje të ngjashme.
Goli i barazimit i Lemar erdhi pas një goditjeje të fuqishme me këmbën e majtë brenda zonës, e cila kaloi mes këmbëve të Camavingas, duke e lënë mesfushorin francez të pafuqishëm për ta bllokuar tentimin e bashkëkombësit të tij.
Even Militao and Lunin has had enough of Camavinga shit show 😭pic.twitter.com/IDq3nuoSpQ
— (JK) Huijsen era (@jkrmcf) April 10, 2026
Menjëherë pasi topi përfundoi në rrjetë, portieri ukrainas Andriy Lunin dhe mbrojtësi brazilian Eder Militao reaguan me nervozizëm ndaj Camavingas, duke shfaqur hapur pakënaqësinë për mungesën e mbulimit në atë aksion.
Ndeshja përfundoi 1-1 në “Bernabeu”, duke e lënë Real Madridin pa fitore në tre ndeshjet e fundit radhazi, pas humbjeve të mëparshme 2-1 ndaj Mallorcas dhe Bayern Munich./Telegrafi/




















































