Dy lojtarët danezë roeJ dhe nicoodoz janë bërë pjesë e ekipit të CS:GO fnatic

Fnatic kanë siguruar transferimin e dyshes daneze, Nico "nicoodoz" Tamjidi dhe Fredrik "roeJ" Jørgensen nga ekipi Copenhagen Flames për sezonin e ardhshëm, njoftoi organizata në Twitter.
Pas rezultateve jo të mira, ekipi me bazë në Londër, fnatic, është duke provuar mundësi të reja për të arritur nivelin që e kishte ekipi vite më parë.
Dyshja roeJ dhe nicodooz të cilët me Copenhagen Flames ishin në listën e tetë ekipeve më të mira të turneut Major, vijnë në ekip pas largimit të lojtarëve poizon dhe ALEX.
Fnatic kohë më parë kishte deklaruar se do të ndërtojnë skuadrën e re, rreth veteranit krimz dhe lojtarit tjetër mezii.
Ekipi fnatic tani kanë vetëm një lojtar më pak përpara debutimit të tyre të planifikuar në Kampionatin e Kupës Pinnacle 2022 që fillon më 8 qershor.
Kjo është përbërja e re e ekipit fnatic:
Freddy "KRIMZ" Johansson
William "mezii" Merriman
Nico "nicoodoz" Tamjidi
Fredrik "roeJ" Jørgensen
/Telegrafi/



































