Cristiano Ronaldo thuhet se ka kërkuar nga Al-Nassr të nisin përpjekjet për të transferuar sulmuesin e Barcelonës, Robert Lewandowski, i cili pritet të jetë lojtar i lirë në fund të sezonit 2025–26, kur të largohet nga “Camp Nou”.

Polaku ka shënuar 105 gola dhe ka dhënë 20 asiste në 156 paraqitje për Barcelonën që nga viti 2022, përfshirë katër gola në nëntë ndeshje këtë sezon, por problemet e shpeshta me dëmtimet kanë hedhur dyshime mbi të ardhmen.


Ndërkohë që Atletico Madrid dhe disa klube të Ligës Premier po ndjekin situatën e tij, raportet nga Spanja pretendojnë se Ronaldo – tani bashkëpronar i Al-Nassr – po e shtyn klubin të bëjë lëvizjen për të krijuar një dyshje ëndrrash në sulm.

Që nga transferimi i tij te Al-Nassr në janar 2023, Ronaldo ka shënuar 99 gola dhe ka dhënë 21 asiste në 112 ndeshje, duke mbetur një figurë kyçe edhe për Portugalisë në prag të Kupës së Botës 2026.

Me kontratë që skadon në qershor 2027, dhe me pensionimin që po afrohet, 40-vjeçari legjendar vazhdon të ketë ndikim të madh në strategjinë e transferimeve të klubit.

Lewandowski, i cili refuzoi oferta të mëdha nga Arabia Saudite verën e kaluar për të vazhduar garën për trofe evropianë, tani mund të joshet nga pagat astronomike dhe mundësia për të bashkuar forcat me rivalin e tij brezash, në një klub që synon të dominojë futbollin aziatik./Telegrafi

telegrafi sport app