LAJMI I FUNDIT:

Dy hebrenj spërkatën me zjarrfikëse në New York – sulmet po hetohen si krime të mundshme të urrejtjes

Dy hebrenj spërkatën me zjarrfikëse në New York – sulmet po hetohen si krime të mundshme të urrejtjes

Dy hebrenj u sulmuan me mjete kundër fikjes së zjarrit dhe njëri prej tyre u rrah gjatë fundjavës në Brooklyn të New Yorkut.

Dy sulmet shqetësuese ndodhën brenda disa minutave nga njëri-tjetri vetëm pas orës 6:00 të mëngjesit të së dielës në Williamsburg, thanë policët.

Videoja e kamerës së vëzhgimit të incidentit të parë, e publikuar të hënën nga NYPD, tregon një burrë duke sulmuar një 72-vjeçar të veshur me veshje tradicionale Hasidike me kimikate që shuajnë zjarrin.

Viktima, e cila kërkoi të mos përmendet emri, i tha CBS2 se një grup iu afrua nga pas dhe njëri prej tyre e ndoqi para se ta spërkate në kokë, raporton nypost.

Pamjet më pas tregojnë një grup adoleshentësh duke u larguar nga sulmi, sipas NYPD, e cila po kërkon ndihmë për identifikimin e të dyshuarve.

Djali i viktimës i tha stacionit se beson se sulmuesit ishin të motivuar nga antisemitizmi.

“Nuk ishte vetëm babai im. Ishte një tjetër djalë hebre, dy minuta pas sulmit të tij. Patjetër që është një krim urrejtjeje”, tha ai.

Në sulmin e dytë, një sulmues gjithashtu spërkati një 66-vjeçar hebre dhe më pas e goditi me grusht përpara se të ikte, sipas policëve.

Incidentet erdhën vetëm disa ditë pasi një sinagogë e Brooklynit me të mbijetuar të Holokaustit në kongregacionin e saj u shkrua fjala Hitler. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Amerika
I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

Evropa
Mercenarët rus të Wagner po vrasin civilët në Mali

Mercenarët rus të Wagner po vrasin civilët në Mali

Afrika
Pamje të tmerrshme: Të dyshuarit për sulmin në Moskë i pritet veshi dhe i futet në gojë – supozohet se kush mund ta ketë bërë këtë

Pamje të tmerrshme: Të dyshuarit për sulmin në Moskë i pritet veshi dhe i futet në gojë – supozohet se kush mund ta ketë bërë këtë

Botë
Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Evropa
Kalo në kategori