Dy gabimet që prindërit duhet t’i shmangin nëse fëmija ka temperaturë dhe çfarë duhet bërë për ta lehtësuar atë
Temperatura është shumë e shpeshtë te fëmijët e vegjël dhe kthehet në normalitet pas tre ose katër ditësh.
Prindërit shpesh bëjnë dy gabime të mëdha kur bëhet fjalë për trajtimin e temperaturës te të vegjlit e tyre, të cilat mund të rezultojnë në pasoja të rrezikshme.
“Nëse fëmija juaj ka temperaturë të lartë, nuk duhet t’i jepni kurrë aspirinë për ta ulur atë. Mos harroni, ethet janë përgjigja natyrale e trupit ndaj një infeksioni. Nëse fëmija juaj është nuk ka probleme tjera, nuk ka nevojë t’i trajtoni ethet”, tha Nikki Jurcutz nga Tiny Hearts Education.
Përveç kësaj, dhënia e aspirinës fëmijëve kur e kanë gripin ose linë, është lidhur me zhvillimin e një gjendjeje të rrallë të quajtur sindroma Reye që mund të jetë fatale ose të shkaktojë probleme serioze në tru – transmeton The Sun.
Simptomat e sindromës Reye shpesh fillojnë një deri në tri javë pasi fëmija të shërohet nga virusi. I vogli juaj mund:
të vazhdojë të jetë i sëmurë
të jetë i përgjumur dhe pa energji
të ndihet i hutuar
të ketë ndryshime në sjellje, nervozizëm ose agresivitet
të marrë frymë shpejt dhe të ketë ritëm të shpejtë të zemrës
të ketë kriza konvulsive
ta humbë vetëdijen
Spitali për fëmijë ‘Great Ormond Street’ këshilloi që të mos i jepni fëmijës suaj aspirinë para moshës 16 vjeçare, përveç nëse mjeku juaj ju thotë ndryshe.
Rreziku që fëmija ta zhvillojë sindromën Reye pas dhënies së aspirinës është i vogël, megjithatë duhet pasur kujdes.
Gabimi tjetër që prindërit mund ta bëjnë kur fëmija i tyre ka temperaturë është t’i bëjnë dush në përpjekje për t’ia ulur temperaturën.
“Është e rëndësishme që të mos i ftohni shumë shpejt. Vendosja e një foshnjeje ose fëmije në një dush ose banjë të ftohtë, do të ishte shqetësuese dhe mund të shkaktojë hipotermi”, ka thënë Jurcutz.
Hipotermia është një rënie e rrezikshme e temperaturës së trupit nën 35 gradë celsius.
Shenjat dhe simptomat përfshijnë:
dridhje
lëkurë e zbehtë, e ftohtë dhe e thatë
bisedë e pakuptueshme
frymëmarrje e ngadaltë
lodhje ose konfuzion
Foshnjat me hipotermi mund të jenë të ftohta në prekje, jashtëzakonisht të qetë ose të përgjumur dhe mund të refuzojnë të ushqehen.
Çfarë mund të bëni për ta trajtuar temperaturën e fëmijës suaj
Kur bëhet fjalë për t’u kujdesur për të voglin tuaj me temperaturë, Nikki ka thënë se gjëja kryesore është trajtimi i simptomave dhe jo numrin në termometër.
Duhet të përqendroheni në mbajtjen e të voglit tuaj të hidratuar. Njëherësh rekomandohet t’i jepni fëmijës ushqim shtesë, qoftë me shishe ose me gji.
Mund t’i jepni të voglit tuaj paracetamol ose ibuprofen për ta ulur temperaturën, ndërsa preferohet ta kontrolloni paketimin ose fletëpalosjen për t’u siguruar që ilaçi është i përshtatshëm për fëmijën tuaj ose të flisni me farmacistin ose mjekun nëse nuk jeni të sigurt.
Gjithashtu këshillohet ta mbikëqyrni rregullisht fëmijën gjatë gjithë natës kur është me temperaturë dhe të merrni këshilla mjekësore nëse jeni të shqetësuar.
Mirëpo, prindërit nuk rekomandohet ta kombinojnë ibuprofenin dhe paracetamolin, përveç rastit kur u thotë mjeku.
Nuk duhet t’i jepet paracetamol një fëmije më të vogël se dy muajsh, gjithashtu nuk këshillohet t’u jepet ibuprofen fëmijëve nën tre muajsh ose që peshojnë më pak se 5 kg, as nuk duhet t’ua jepni fëmijëve me astmë nëse nuk rekomandohet nga një mjek.
Kur duhet të kërkoni ndihmë
Në vijim janë pesë rrethana në të cilat duhet të kërkoni ndihmë për të voglin tuaj:
kur temperatura është mbi 38 °C për foshnjat nën tre muajsh
i vogli juaj është i dehidratuar, duke mos pirë ka më pak pelena të lagura
i vogli juaj ka një skuqje që nuk zbehet kur e shtypni
duken të përgjumur
ata kanë konvulsione
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëËshtë e mahnitshme se sa i ngjajnë njëra-tjetrës: Kjo është motra e Melania Trump, të cilën ia ka fshehur publikut prej vitesh!
Cameron Diaz rikthen trendin klasik të thonjve: Disa ide për t'i çuar në një tjetër nivel
Një fjali mund të ndalojë çdo debat, thonë shkencëtarët
Nëse bëni seks në këto pozicione, do të keni binjakë!
Kate Middleton ka një model të ri flokësh për të cilin femrat janë mahnitur: Tani e dimë si e bën
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Laerti me deklaratë të rëndë për Gjestin: Dikush duhet të çohet ta vrasë
Ramaswamy largohet nga DOGE që do ta drejtojë Musk
Fillon parada në nder të presidentit të ri
Stresi rikthehet në Big Brother VIP Kosova, refuzon t’ia jap dorën Vullnetit
Momenti kur Xum Allushi shan Gjestin në Big Brother VIP Albania 4
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë