Gazetari i të përditshmes “Frankfurter allgeimeine Zeitung” Michael Martens shkruan për “Dramën hekurudhore në Kosovë”, me fjalët se “disa trena e arrijnë qëllimin e vet edhe pa arritur në destinacionin e parashikuar”.
Pas incidentit me trenin, në Beograd po dëgjohen klithje lufte.
“Presidenti i shtetit, Tomislav Nikoliq ka kërcënuar me dërgimin e ushtrisë serbe në Kosovë. “Dërgimi i trupave speciale në kufi nga ana e qeverisë së Kosovës është një shenjë se shqiptarët duan luftë”, tha ai.
Por në Serbi ekziston vetëm një politikan i cili e respekton Nikoliqin – vet Nikoliqi!
Serbët janë mësuar ndërkohë që deklaratat e presidentit të tyre t’i shohin si një kohë e keqe kur ke dhembje barku.
Por në këtë çështje është i përzier edhe Vuçiqi, i cili vendosë për të gjitha gjërat në Beograd.
Ai e ka ndalur trenin e nacionalizmit serb dhe e ka kthyer në Beograd, por i ka kërcënuar shqiptarët me paralajmërimet e fundit.”
“Vuçiqi ka marrë vesh se shqiptarët gjoja kanë vendosur lëndë shpërthyese në hekurudhë. Eksplozivi nuk është gjetur, por paralajmërimi ka dhënë efektet e veta. Vuçiqi u tregua si një lider që kujdeset për deeskalimin e gjendjes. Por pushteti i Vuçiqit funksionon ndryshe. Vuçiqi ka dy fytyra: ekziston një version i tregimit për trenin për bashkësinë ndërkombëtare, ku ai paraqitet si politikan pragmatik, që vërtetë edhe di të jetë. Por ekziston edhe Vuçiqi tjetër, për përdorimin e brendshëm, ku politikën e interpreton në një formë permanente nacionaliste”.
Autori i tekstit në FAZ rikujton se linja hekurudhore mes Serbisë dhe Kosovës është hapur kaherë.
Në këtë linjë qarkullojnë normalisht trenat dhe nuk janë ndalur kurrë nga policia e Kosovës.
Një tren normal nuk do të binte në sy fare, por ky i tanishmi po.
Gazeta “Danas” e ka quajtur këtë incident si një farsë që ta kujton kohën e pushtetit të Millosheviqit.
“Kaq larg ndoshta nuk duhet shkuar, por ky veprim i Vuçiqit nuk ishte i mirë”.
Ende nuk ka paqe të qëndrueshme
Kryeredaktori i portalit “Telepolis” Florian Rechler shkruan: “Jo vetëm Afganistani, Iraku, Libia dhe Siria janë vende në të cilat ende ka luftë edhe pas ndërhyrjeve ushtarake. Për suksesin e ndërhyrjeve ushtarake pas Luftës së Ftohtë, të cilat shpesh quhen ndërhyrje humanitare, mund të flitet edhe me rastin e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, në vitin 1999. Në këtë luftë për herë të parë kanë marrur pjesë edhe trupat gjermane, pas Luftës së Dytë Botërore”.
“Së bashku me ministrin e Mbrojtes, Rudolf Scharping, ministri i Jashtëm Joscha Fisher asokohe thoshte se Jugosllavia me presidentin Sllobodan Millosheviq ka përgatitur spastrime etnike në Kosovë. Ata flisnin për planin “Patkoi”, ekzistenca e të cilit mund të dëshmohet vështirë, si dhe për masakrën e Reçakut… […] NATO e ka mbështetur njësinë paramilitare UÇK. UÇK ishte si një trupë tokësore që ka mbështetur bombardimet nga ajri. Bombardimeve të NATO-s u kanë paraprirë luftimet mes UÇK dhe ushtrisë jugosllave. UÇK ka larguar me dhunë nga Kosova shumë serbë…”, shkruan Telepolis.
“Edhe 17 vjet pas stacionimit të NATO-s në Kosovë, ndarjes së Kosovës nga Serbia, shpalljes së pavarësisë (2008)… në këtë rajon ende nuk ka paqe të qëndrueshme mes shqiptarëve dhe serbëve”. /DW/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të dëmtuarit thonë se i akuzuari Bajroviq së bashku me paramilitarët e tjerë i kishin maltretuar gjatë luftës
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
40 studiues shqiptarë dhe të huaj kërkojnë nga qeveria shqiptare mbrojtjen e Deltës së Vjosës
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre