LAJMI I FUNDIT:

Dy fustane elegante për zonjat mbi 50 vjeç: Modele që janë një zgjedhje e shkëlqyer për veshjen e ditës dhe të mbrëmjes

Dy fustane elegante për zonjat mbi 50 vjeç: Modele që janë një zgjedhje e shkëlqyer për veshjen e ditës dhe të mbrëmjes

Të dashura zonja, investoni në rroba cilësore që mund t’i vishni prej vitesh në kombinime të ndryshme

Me kalimin e moshës, stili ynë i veshjes ndryshon po aq sa edhe ne. Ndoshta nuk do të duam të veshim të njëjtat rroba që kemi veshur në moshën njëzet ose të tridhjetë vjeç.

Ekspertët e modës shpesh këshillojnë se çfarë lloj copash duhet të zgjedhim dhe veshim në cilën dekadë të jetës, të cilat sigurisht nuk duhen zbatuar vazhdimisht, por edhe disa këshilla meritojnë vëmendje.


Po ju prezantojmë dy fustane ideale për të gjitha zonjat në vitet e pjekurisë, transmeton Telegrafi.

E veçojmë këtë fustan, sepse një fustan i bukur është gjithmonë në modë!

View this post on Instagram

A post shared by see iou (@seeiouofficial)

Një prerje që i shkon thjesht pothuajse çdo figure dhe doza e elegancës që zotëron e bën atë një aleat të shkëlqyer për ndeja apo festa të rëndësishme.

Investoni në një pjesë cilësore sepse po investoni edhe në pamjen tuaj, e cila padyshim do t’ju rrisë vetëbesimin.

Ky lloj fustani është i përshtatshëm edhe për variante të përditshme me veshje dhe aksesorë adekuat, që është një stil ideal për punë.

E kuqja sugjeron gëzim dhe ky fustan thjesht frymon njëfarë gëzimi. Një model jashtëzakonisht i pëlqyer këtë sezon por edhe perfekt për t’u kombinuar.

Pavarësisht nëse janë aksesorë si kjo kapele, sigurisht që nuk do të kaloni pa u vënë re me të. Është perfekt si për versionet e ditës ashtu edhe për mbrëmjen dhe mund të jetë ‘xhoker’ i dollapit tuaj pasi kjo prerje fsheh kilogramët. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Harrojini mbushësit: Kjo procedurë zvogëlon distancën midis hundës dhe buzës së sipërme

Harrojini mbushësit: Kjo procedurë zvogëlon distancën midis hundës dhe buzës së sipërme

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Tri xhaketa që do të mbizotërojnë trendët e pranverës

Tri xhaketa që do të mbizotërojnë trendët e pranverës

Keshilla Modë
Pesë ide si ta kombinoni ngjyrën e momentit me stil

Pesë ide si ta kombinoni ngjyrën e momentit me stil

Moda
Si të bëni foto të nxehta për t'ia dërguar të dashurit tuaj? 11 ide që do ta bëjë të çmendet pas jush

Si të bëni foto të nxehta për t'ia dërguar të dashurit tuaj? 11 ide që do ta bëjë të çmendet pas jush

Mbajeni këtë përzierje në fytyrë 15 minuta: Vetëm dy përbërës për ten perfekt!

Mbajeni këtë përzierje në fytyrë 15 minuta: Vetëm dy përbërës për ten perfekt!

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Nëse nuk doni të eksperimentoni, provoni nuancën e re të flokëve të Eva Longoria

Nëse nuk doni të eksperimentoni, provoni nuancën e re të flokëve të Eva Longoria

Flokë dhe stil
Kalo në kategori