LAJMI I FUNDIT:

Dy deputetë të LVV-së kundër negociatave për barrikadat, kërkojnë nga KFOR-i dhe Policia t’i largojnë ato menjëherë

Dy deputetë të LVV-së kundër negociatave për barrikadat, kërkojnë nga KFOR-i dhe Policia t’i largojnë ato menjëherë

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi dhe Adnan Rrustemi, po i cilësojnë të papranueshme deklaratat e KFOR-it se çështja e barrikadave në veri duhet të zgjidhet me dialog.

Deputetët e LVV-së kanë kërkuar intervenim të menjëhershëm për largimin e barrikadave qoftë nga KFOR-i, qoftë nga Policia e Kosovës

“KFOR-i kërkoi pak kohë për heqje barrikadash, ndërkaq sot kur u bënë 14 ditë thotë të zgjidhet kjo çështje me dialog. Si ndodhi kjo që nga pak kohë për heqje të barrikadave të kalojmë te negociimi me krimin dhe bandat kriminale e të armatosura”, ka shkruar Abrashi në një postim në Facebook, transmeton Telegrafi.

“Kjo është vërtetë e papranueshme. KFOR-i të përmbush misionin e tij ose barrikadat i heq Policia e Kosovës ashtu siç ka shprehur gatishmërinë dhe ka kapacitetin. Rendi dhe ligji nuk mund të dialogojnë me bandat kriminale”, ka shkruar ai.

Ndërsa, Rrustemi, përmes postimit në Facebook, ka thënë se  “duhet ta themi rendin e gjërave ndonëse ai është shumë i thjeshtë dhe i qartë: 1. Në Republikën e Kosovës janë bllokuar disa prej rrugëve nacionale. Dhe kjo është e paligjshme. 2. Këto barrikada janë vendosura nga struktura kriminale dhe të armatosura që dirigjohen direkt nga Beogradi, madje këtë edhe e kanë pranuar zyrtarisht. 3. KFOR ka kërkuar pak kohë nga institucionet e Republikës së Kosovës për t’i hequr këto barrikada të paligjshme. 4. Jemi në ditën e 14 dhe sot KFOR deklaron që kjo punë të zgjidhet me dialog”.

Ai ka thënë se “këto deklarata dhe kjo zhagitje vërtetë po bëhen të papranueshme dhe janë duke kaluar çdo pritje”.

“Rendi dhe ligji duhet të mbizotërojë. Me krimin dhe paligjshmërinë nuk mund të negociohet. Barrikadat duhet të hiqen sa më parë dhe Policia e Kosovës ka të gjitha kapacitetet ta bëjë këtë gjë”, ka shkruar ai.

Komandanti i KFOR-it, gjeneral-major Angelo Michele Ristuccia, ka thënë sot se në misionin e tij të udhëhequr nga NATO-ja vazhdon të mbështesë dialogun për të gjetur një marrëveshje për të zbutur tensionet në veri të Kosovës.

Gjenerali Ristuccia thotë se ai mbetet në kontakt të ngushtë me të gjithë ata që janë përfshirë në këtë proces.

“Ne i bëjmë thirrje të gjithëve palët për të ndihmuar në sigurimin dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë, dhe për të parandaluar që narrativat mashtruese të ndikojnë në procesin e dialogut”, ka thënë komandanti i KFOR-it.

Më tej gjenerali Ristuccia, ka thënë se KFOR-i ka shtuar praninë dhe patrullimet e tij gjatë muajve të fundit.

“Ne mbetemi vigjilentë dhe plotësisht të aftë për të përmbushur mandatin e saj sipas Rezolutës 1244 të vitit 1999 për të gjitha komunitetet në Kosovë. Zgjidhjet duhet të kërkohen përmes dialogut”, ka thënë komandanti i KFOR-it.

Më 10 dhjetor, grupe të serbëve në veri ngritën barrikada në rrugët kryesore që çojnë në pikat kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.

Qeveria e Kosovës i ka kërkuar KFOR-it që të largojë barrikadat, ndërkaq ka thënë se ka kapacitete që këtë gjë ta bëjë edhe vetë.

Më 22 dhjetor, mijëra qytetarë serbë morën pjesë në një protestë në fshatin Rudarë të Zveçanit. Ata i vendosën disa kushte për largimin e barrikadave, përfshirë lirimin e ish-policit të Kosovës, Dejan Pantiq, i cili u arrestua si i dyshuar për organizim të sulmeve terroriste në zyrat e Komisionit Qendror Zgjedhor në Mitrovicë të Veriut dhe Zubin Potok. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori