LAJMI I FUNDIT:

Dy anëtarë të jurisë për Handken, pré e teorisë konspirative pro-serbe

Dy anëtarë të jurisë për Handken, pré e teorisë konspirative pro-serbe

Nga: Muhamet Hamiti

Peter Handke ka fituar sivjet Nobelin për Letërsi mbasi dy anëtarë të jurisë kanë rënë pré e teorisë konspirative (pro-serbe) për luftën në Bosnjë, simbas të cilës krimet serbe atje ishin fryrë, thuhet në këtë shkrim të gjatë të portalit TheIntercept.com.


Ky shkrim i gazetarit Peter Maas e dëshmon se anëtarët e jurisë për dhënien e çmimit Nobel për Letërsi, Henrik Petersen dhe Eric Runesson, kishin përqafuar versionin pro-serb mbasi kishin lexuar dy libra në gjermanisht, të autorëve Lothar Struck dhe Kurt Gritsch, që nuk janë përkthyer në anglisht, të cilët e relativizojnë shkallën e krimeve serbe në luftën e Bosnjës.

Peter Maas pohon në këtë shkrim: “Librat e Struck-ut dhe Gritsch-it e mbrojnë skepticizmin e Handkes ndaj shkallës së mizorive serbe, dhe mbështesin argumentin e Handkes se lajmet e viteve 1990 ishin të padrejta karshi serbëve. Librat kanë ton besueshmërie dhe sheshazi anëtarët e jurisë së Nobelit konkluduan prej tyre se Handke kishte të drejtë në simpatinë e tij me shkrim dhe me gjeste për palën serbe (që përfshinte edhe eulogjinë e Handkes në funeralin e udhëheqësit serb Sllobodan Millosheviq, që kishte vdekur nga një sulm në zemër teksa priste të gjykohej për krime që përfshinin edhe gjenocidin)”.

Nënkomiteti katëranëtarësh i Nobelit për çmimm Nobel për Letërsi – bashkë me pesë ekspertë të jashtëm – kishte nomnuar sivjet vetëm një kandidat, Peter Handken, thuhet në këtë shkrim.