LAJMI I FUNDIT:

Dy aksidente në rrugët e Kosovës, të përfshira 5 vetura me disa të lënduar

Dy aksidente në rrugët e Kosovës, të përfshira 5 vetura me disa të lënduar

Në mesditë në kanë ndodhur dy aksidente, në rrugën Prishtinë-Pejë përkatësisht në afërsi të fshatit Bresje dhe në magjistralen Prishtinë-Podujevë, pra në LLuzhan.

Sipas zëdhënësi të Policisë së Kosovës, në aksidentit e parë është përfshirë një veturë, kurse në të dytin janë katër, me gjithsej 5 të lënduar që kanë kërkuar trajtim mjekësor.

“Sot në mesditë në rrugën Pejë-Prishtinë afër fshatit Bresje, është shkaktuar një aksident në trafik-vetë aksident me dëme materiale dhe lëndime trupore, ku ka qenë i përfshirë një automjet. Raportohet se një person ka marr lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor”, tha Hoxha për Telegrafin.


Kurse në aksidentit, e dytë që ka ndodhur afër fshatit LLuzhan janë përfshirë 4 vetura.

“Rreth orë 13:10 policia ka pranuar një informatë për një aksident trafiku me persona të lënduar që është shkaktuar në fshatin Luzhan, Podujevë. Të përfshira në këtë aksident ishin katër automjete, përderisa raportohet se tretman mjekësor kanë kërkuar katër persona të lënduar”, përfundon ai.

Në fund, Policia e Kosovës kërkon nga drejtuesit e automjeteve që të janë të kujdesshëm, të respektojnë shenjat e kufizimit të shpejtësisë në rrugë, të shmangin përdorimin e telefonave celular dhe mos të drejtojnë automjetin kur janë të lodhur apo në ndikim të alkoolit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Drejtësi
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Lajme
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Lajme
Kalo në kategori