Dushi i ftohtë apo i akullt pas treningut mund të reduktojë inflamacionin e muskujve, por tani për tani ekspertët ende nuk e dinë nëse mund të ketë pasoja negative.
Hulumtuesit e Departamentit për shëndet dhe rehabilitim nga Universiteti Ulster kanë shikuar 17 hulumtime të vogla klinike për dushet e ftohta ose të akullta pas ushtrimeve, me gjithsej 366 të anketuar.
Ata kryesisht kanë krahasuar efektet e këtyre dusheve me pushimin ose rastet ku nuk pasur asnjë intervenim pas treningut, ndërsa dushet e ftohta në mënyrë të konsiderueshme janë lidhur me dhimbjet më të vogla në muskuj një deri katër ditë pas ushtrimeve.
Në shumicën e studimeve të anketuarit kanë kaluar mes pesë dhe 24 minuta në ujë në temperaturën mesatare ne mes dhjetë dhe 15 shkallë celsius. Në disa raste të anketuarit kanë dalë nga dushi dhe janë kthyer në të në kohën e dhënë.
“Kemi konstatuar disa dëshmi se si zhytja në ujin e ftohtë pas ushtrimeve mund të reduktojë dhimbjet në muskuj, por vetëm në mënyrë paralele me pushimin.
Këshillohet kujdes rreth këtyre rezultateve, sepse të anketuarit e kanë ditur se çfarë terapie janë duke marrë, ndërsa disa dobi të raportuara mund të jenë edhe pasojë e efektit placebo”, ka shpjeguar udhëheqësi i studimit, Chris Bleakley.
Në shumicën e hulumtimeve nuk janë përmendur efektet anësore, prandaj hulumtuesit irlandezë pohojnë se si nuk kanë informata të mjaftueshme për rreziqet e mundshme të zhytjes në ujë të ftohtë. Ata shtojnë që duhet të kryhen studime të tjera kualitative.
Dushi i ftohtë pas treningut ngadalëson proceset katabolike (degradimin) madje për 90 për qind.
Ftohtësia forcon enët e gjakut dhe redukton aktivitetin metabolik, çka redukton ënjtjen e muskujve. Pasi trupi del nga uji, indi nxehet, gjaku rrjedhë më shpejtë dhe kështu nënproduktet e degradimit qelizor më shpejt kthehen në sistemin limfatik (trupi i riciklon në mënyrë më efikase kështu). /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë