LAJMI I FUNDIT:

Durmishi: Unë dua që paga minimale të jetë 600 euro, por fillimisht do të negociojmë për 450 euro

Durmishi: Unë dua që paga minimale të jetë 600 euro, por fillimisht do të negociojmë për 450 euro

Në buxhet ka para për rritjen e pagës minimale në dhjetor, siç kërkohet nga Sindikata, përveç rritjes ligjore prej 2000 denarë në mars të vitit të ardhshëm. Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, thotë se dëshiron që paga minimale të rritet në 600 euro, por duhet marrëveshje dhe ndryshime ligjore për kërkesën e Sindikatës që paga minimale të jetë fillimisht 450 euro.

“Nëse në kuadër të Këshillit Ekonomiko-Social biem dakord për rritjen e pagës minimale, së pari duhet të ndryshohet Ligji për pagën minimale. Kur të bëhen ndryshimet, paga minimale mund të rritet në 450 euro. Ka vullnet politik. Ndërsa unë dua që paga minimale të jetë 600 euro”, tha sot ministri Durmishi, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në konferencën “Menaxhimi i mungesës së fuqisë punëtore në profesione të caktuara në Maqedoninë e Veriut”.

Këshilli Ekonomik dhe Social do të vendosë nëse paga minimale mund të rritet në 450 euro në seancën e dhjetorit.


Kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM), Sllobodan Trendafilov, thotë se argumentet janë në anën e tyre.

“Nëse e dini se 800 euro është paga minimale në Mal të Zi, në Bosnjë do të jetë 600 euro nga 1 janari, ndërsa në Serbi është 450 euro, pagat këtu duhet të rriten. Ne jemi duke e diskutuar këtë çështje dhe mendoj se në seancën e radhës të Këshillit Ekonomik dhe Social do të paraqesim argumentet tona për t’i bindur për nevojën e rritjes së të gjitha pagave, si dhe atë minimale”, tha Trendafilov.

Në trend Lajme

Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Kalo në kategori