Durmishi përcjell testimin e Urës së Ibrit: Jemi në koordinim me KFOR-in

Zëvendës ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, i cili ka qëndruar në Mitrovicë ka thënë se sot përfundon procesi i testimit të stabilitetit infrastrukturor të urës mbi lumin Ibër.
Siç raporton gazetarja e Telegrafit, para mediave Durmishi tregoi se pas përmbylljes së këtij procesi, presin nga kompania e kontraktuar një raport nëse ura është stabile për qarkullim të automjeteve.
“Sot gjatë ditës përmbyllet ky si proces dhe presim një raport prej kompanisë që të na tregojë se kjo urë a është stabile për qarkullimin e automjeteve. Besoj që sot përfundon testimi dhe brenda dy-tri ditëve presim raportin final”, ka thënë Durmishi.
Ai po ashtu foli edhe për raportin e kryeministrit të vendit, Albin Kurti me partnerët ndërkombëtarë në lidhje me këtë çështje.
“Kryeministri, qeveria kanë takime të rregullta me QUNT-in e të gjithë faktorët relevantë ndërkombëtarë. Siç e shihni kjo urë kur është ndërtuar, është ndërtuar për qarkullimin e automjeteve dhe të këmbësorëve. Duke e pa që sot secili qytetarë i Kosovës mund të lëviz lirshëm në Zveçan, Zubin Potok, Leposaviq, ashtu siç lëviz lirshëm në Shtërpcë, Graçanicë, Ranilluk dhe Kllokot atëherë është e pakuptimtë që kjo urë të mos hapet për kalimin edhe të automjeteve”, ka thënë Durmishi, raporton Telegrafi.
I pyetur se a kanë koordinim me KFOR-in, Durmishi pohoi një gjë të tillë.
“Po kemi koordinim me KFOR-in dhe me të gjithë, që t’i përfundojmë të gjitha procedurat”, ka thënë Durmishi.
Gjatë testimit të stabilitetit të urës së Ibrit është arrestuar Aleksandar Arsenijeviq nga partia Demokracia Serbe, pasi sipas zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ai ka penguar punëtorët e komunës së Mitrovicës së Veriut dhe ka refuzuar urdhrat policore.
Ai është arrestuar në afërsi të urës kryesore mbi lumin Ibër, ku punëtorët e komunës ishin duke lyer.
Mësohet se anëtarë të partisë së Arsenijeviqit kanë penguar lyerjen e flamurit serb në afërsi të urës.
Ndryshe, ka përfunduar diskutimi publik për përfitimet që do të sjellë hapja e urës së Ibrit, ku të pranishëm ishin pos kryetarit të komunës, Erden Atiq janë edhe ministri i MAPL-së, Elbert Krasniqi dhe zëvendës drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së veriut, Veton Elshani.
Kryetari Atiq dhe ministri i MAPL-së, Krasniqi kanë vizituar urën e Ibrit dhe testimet që po kryhen aty. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rikthehet furnizimi me ujë të pijes në fshatrat e Mitrovicës

Vushtrria dhe disa pjesë të Mitrovicës pa ujë të pijes prej dy ditësh, riparimet e defekteve priten të fillojnë sot

Shpërthen gypi i ujit në Vushtrri, KRU “Mitrovica” njofton se qyteti dhe disa fshatra kanë mbetur pa ujë

Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

Zgjedhjet parlamentare në Gjermani në shifra

Trump njofton raundin e dytë të bisedimeve me Rusinë për paqen në Ukrainë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë