Durimi i Pochettino shpërblehet: Refuzoi disa klube, ndërsa tani duket se do të konfirmohet si trajner në klubin ku ishte lojtar

Emërimi i Mauricio Pochettinos, si trajner i ri i Paris Saint-Germain, pritet të ndodh së shpejti, pasi shumë media të huaja e konfrimojnë marrëveshjen mes palëve.
Argjentinasi vetëm ka arritur marrëveshje për t'u bërë trajneri i ri i PSG -së, ku do ta zëvendësojë Thomas Tuchelin.
Sapo të nënshkruhet kontrata dhe zyrtarizohet gjithçka, PSG do të bëjë njoftimin.
Pochettino ka qenë pa punë tash e 12 muaj që kur u shkarkua nga Tottenhami. Ai ishte në pritje që të gjejë një klub të madh.
Real Madrid, Manchester United dhe Juventus ishin klube që ishin të interesuar për të, por ishte fati i PSG që të nënshkruajë.
Pochettino ka një të kaluar në Parc des Princes si futbollist, pasi ka luajtur për PSG-në mes viteve 2001-2003, duke lënë përshtypje të mira në klub.
PSG do të jetë skuadra e dytë që Pochettino ka udhëhequr ku edhe ka luajtur, pasi më parë ishte te Espanyoli.
Falë mbështetjes së pronarëve të Katarit në dekadën e fundit, klubi francez tani është një nga klubet më të fuqishme në Evropë, me talentë si Kylian Mbappe, Neymar dhe Angel di Maria në skuadër. /Telegrafi/





















































