LAJMI I FUNDIT:

Durimi i shqiptarëve në ankand publik!

Thuhet shpesh që durimi si fenomen shoqëror e ka edhe kufirin e vet, kufi i cili karakterizohet me shpërbërjen dhe asgjësimin e tij si tërësi. Fenomenologjia shpjeguese e durimit si nocion praktik në përgjithësi, e i durimit shqiptar në veçanti, si duket do e hutoj një numër të madh sociologësh, ekonomistësh, politikologësh dhe filozofësh.

Pika kufitare dhe kulmore, ku durimit shqiptar patjetër i duhet të zhveshët prej natyrshmërisë së tij, që moti është arritur që dikur cilësohej si shpërthim vullkanik, edhe atë si rrjedhojë e mizorive të ndryshme dhe të shumta që i bënte njeriu zullumqar kundrejt njerëzve të pafajshëm, si dhe po i njëjti durim sot nuk po shihet si durim i cili ndonjëherë kishte arritur fazën shpërthyese, por si fenomen që vetëm kërcënon, duke qëndruar kështu pasiv dhe naiv përballë provokuesve të vazhdueshëm.


Nëse e shikojmë, qoftë edhe përmes syrit sipërfaqësor gjendjen e përgjithshme aktuale, pa më të voglin hezitim mund të aludojmë se, durimi i shqiptarëve asnjëherë si duhet nuk paska shpërthyer, apo këtë shpërthim (lexo: kryengritje) maskarenjtë të cilët aksidentalisht po e flisnin gjuhën shqipe, e kishin devalvuar aq shumë, sa që neve të cilët sa do pak merremi me përcjelljen dhe vëzhgimin e ngjarjeve në vend dhe rajon, në spontanitet po detyrohemi të pohojmë se, vrulli gurgullues i durimit shqiptar ende nuk paska ndodhur. Nëse është ashtu, pra ashtu siç pohojnë politikanët tanë me gojë plot e me mendje bosh se, guri i cili e prishë simetrinë e murit do t’i mëshohen me çekan, atëherë me automatizëm del se, durimi shqiptarë qenka në ankand publik, ku njësia monetare për këtë “mall” të shtrenjtë që aktorët, brokerat dhe dilerët e realizojnë pagesën e tyre nuk qenka as euroja, as denari, besa as dollari, por qenka qenia e quajtur njeri, që jo rastësisht kjo qenie po i përkiste kombit shqiptar.

Nga dita në ditë, nga muaji në muaj dhe nga viti në vit, vetëm sa vije e rritet numri i të internuarve, i burgosjeve, i të përndjekurve, si dhe i të vrarëve shqiptarë. Aq sa më shumë që po derdhet gjaku i shqiptarëve, aq më shumë po i ngritet vlera DURIMIT durues shqiptar, me këtë edhe ankandit publik si objekt ku realizohen biznese tejet të shtrenjta për sende në dukje shumë të vogla, ku duartrokitësit brenda këtij ankandi nuk ishin shqiptar me ndërgjegje dhe moral, nuk ishin njerëz që ia dëshirojnë të mirën popullin të tyre, nuk ishin as të varfër, besa nuk ishin as injorant.

Njëri publikisht dhe në mënyrë tejet amatore po ekzekuton bijtë më të ndershëm të kombit tonë, tjetri fare pa hezitim po e manifeston ëmbëlsinë e lëngut për në NATO dhe për në BE. Njëri e la fëmijën jetim në moshën më të ëmbël të jetës së tij, tjetri planifikon se sivjet ku do t’i kalojë pushimet verore me fëmijët e tij. Njëri bëri “vetëvrasje”, ndërsa tjetri rastësisht pyeti se vallë pse njeriu bën vetëvrasje, vetëvrasje e sinkronizuar me ngjarjet e dhembshme paraprake, ku s’pati fare nevojë për ekspertizë, sepse siç shihej prej inserteve xhiruese nuk kishim të bëjmë me ndonjë rast të kompletuar mirë e profesionalisht, ku rasti në fjalë i besueshëm dhe i arsyeshëm mund të pandehet vetëm në filmat serik të karakterit aksion.

Kaluan ditët dhe javët, do të kalojnë edhe muajt e vitet, dhe rastet e tmerrshme që i tronditën shqiptarët do të mbesin vetëm në kujtesën historike, pra këto raste do të shërbejnë vetëm si krenari shqiptare, duke mos e ditur dhe zbuluar mënyrën, qëllimin dhe mesazhin e hapur të këtyre ekzekutimeve barbare.

Në vorbullën e këtyre tensioneve dhe paqartësive, partia shqiptare në pushtet na doli me qëndrime të ndryshme rreth veprimtarisë së saj të mëtutjeshme. Është normale që brenda vet partisë të këtë plasaritje dhe mospajtime të ndryshme, por është e papranueshme që partia në pushtet, për hir të ekuilibrimit të ndjenjave të votuesve të vet, të luaj në devizën e ngopjes dhe kënaqjes së ujkut e mbajtjes së bagëtive në numër. Krahun e atyre që çdo veprim i partisë në pushtet i duket i arsyeshëm, është duke e mbajtur dhe plotësuar vetë struktura shumicë e kësaj partie, ndërsa krahun e atyre që për disa çështje nuk pajtohen me veprimet e kësaj partie, është “dinjitetshëm” duke e mbajtur dhe plotësuar zonja Arifi.

Fillimisht, hedhja e një ideje të sojit në fjalë që u plasua prej Teuta Arifit, ishte tejet e arsyeshme, marrë parasysh kualifikimet e saja profesionale, çiltërsinë e saj në propozime, kthjelltësinë e saj në qëndrime, si dhe përgjithësisht biografinë e saj të shëndosh, por përmendja e shpeshtë dhe retorike se, ne duhet prishur “kumbarin” me kryeministrin aktual, se partia jonë ka ku shkon, e në anën tjetër duke mos ndërmarr asgjë konkrete, automatikisht këto dhe shumë kundërthënie tjera, që besojmë se s’janë rastësisht, na ngjallën ndjenjën e dyshimit në sinqeritetin e konceptit veprues të mëtutjeshëm të kësaj partie, pse jo edhe të zonjës në fjalë.

Unë para dy viteve në një shkrim timin pata thënë se, BDI-ja duhet të jetë krenare, sepse përpos që popullin e ka me vete, nuk duhet harruar faktin se, kjo parti rrënjët i ka të ushqyera me gjak, gjak i cili kërkon që mos të shkojë kot e kot, i cili kërkon që në vazhdimësi të gjeneroj gjak shpëtimi, e jo natyra e këtij gjak të humbet prore për dëshirën e armiqve shqiptare dhe, për hir të disa shqipfolësve shqiptarë.

Nëse pra, partia në fjalë i paska rrënjët e ushqyera me gjak (dhe fare nuk dyshoj në këtë), atëherë nuk duhet harruar faktin se, komandant Kushtrimi me shokët e tij, kur qe nevoja u paraqitën si furnizuesit më të mëdhenj të trungut shqiptar me gjak shpëtimi, dhe pa kurrfarë shpagimi material punuan në këtë rrugë të vështirë. Si rrjedhojë e kësaj veprimtarie të çiltër, trungu shqiptar filloi ta shijoi forcimin dhe rritjen e tij, por në rastin kur armiq tanë dhe bashkëpunëtorët e tyre ia prenë dhe ndërprenë arteriet që e mundësonin transferimin e gjakut për në trungun shqiptar, atëherë nuk u pritë gjë tjetër pos që pema në fjalë të filloi të thahet, kuptohet bashkë me frytet e saja, që asnjëherë si duhet nuk i shijuam, krejt kjo si rrjedhojë e mbajtjes dhe të qenit me çdo kusht në pushtetin jofunksional.

Pra, aq sa më shumë po derdhet mundi, flijimi dhe gjaku i bijve më të ndershëm të këtij kombi, aq më shumë po vihet në sprovë durimi i shqiptarëve, duke u ngritur në vazhdimësi çmimi ndaj kësaj dukurie tejet të ndejshme, ku nëse dikush dëshiron të paguan apo investon në durimin shqiptar, i cila pavarësisht gjymtimit, degradimit dhe nënçmimit nuk reflekton dot në vendimmarrjen politike shqiptare, kurse pjesëmarrësit në sallën publike, ofertuesit të cilët nga ora në orë po e ngritin çmimin, dëshirojnë që të mos dorëzohen deri në fund, duke shpresuar në arritjen e ndonjë çmimi rekord, dhe pastaj në një tregti të radhës frytdhënëse, krejt kjo si rezultat i durimit tonë naiv, naivitet i cili karakterizohet me dhënien e votave në mënyrë paushalle.

Në trend

Më shumë
Organizatorët japin detaje, zbulohet kush e goditi me shishe në kokë Novak Djokovicin

Organizatorët japin detaje, zbulohet kush e goditi me shishe në kokë Novak Djokovicin

Tenis
Ishte duke dhënë intervistë kur u afrua Lumbardhi, Kaderi kthen kokën dhe injoron tërësisht ish-të dashurin e saj nga BBVK

Ishte duke dhënë intervistë kur u afrua Lumbardhi, Kaderi kthen kokën dhe injoron tërësisht ish-të dashurin e saj nga BBVK

Magazina
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
Haaland thyen heshtjen dhe flet për përplasjen me Pep Guardiolën

Haaland thyen heshtjen dhe flet për përplasjen me Pep Guardiolën

Premier League
Skandal në Eurovision: Televizioni publik RAI zbulon votat e Italisë - afro 40 për qind prej tyre shkuan vetëm për Izraelin?

Skandal në Eurovision: Televizioni publik RAI zbulon votat e Italisë - afro 40 për qind prej tyre shkuan vetëm për Izraelin?

Magazina
Kalo në kategori