LAJMI I FUNDIT:

Duraku: Askush s’mund të përzihet në BDI

Duraku: Askush s’mund të përzihet në BDI

Mbetet enigmë se cilët funksionarë do t’i përfshijë “fshesa” e paralajmëruar nga kryeministri Zoran Zaev.

Lidhur me zërat për shkarkimin e ministrit të Ekologjisë Sadulla Duraku, ky i fundit për “TV21” tha se për të vendos vetëm Ali Ahmeti.


“Ne jemi partner të koalicionit me LSDM-në si BDI, dhe nuk jemi me një ombrellë të përbashkët me LSDM-në. Ne kemi kryesinë tonë dhe liderin e partisë Ali Ahmeti. Ai vendos bashkë me kryesin qendrore dhe kryesinë e përgjithshme për kuadrat e veta. Asnjëherë BDI nuk ka lejuar që dikush të përzihet në punët e brendshme të BDI-së në korrektësi, dhe ne nuk ju kemi përzier tek partitë tjera”, theksoi Sadulla Duraku, Ministër dhe nënkryetar i BDI-së.

Zërat se Ministri i punëve të jashtme Nikolla Dimitrov, do të shkojë në SHBA ai i mohoi përmes një statusi në Facebook.

“Njerëzit ëndërrojnë atë që e duan”, shkruan Nikolla Dimitrov, Ministër i Punëve të Jashtme.

Jo zyrtarisht “Fshesa” e Zaevit do të përfshijë disa ministra, si atë të Shoqërisë informatike, Bujqësisë , Shëndetësisë, Arsimit , Drejtësisë si dhe Transportit dhe Lidhjeve.

Nga qeveria nuk japin informacioni. Zëdhënësi Muhamet Hoxha njoftoi se emërimi dhe shkarkimi i mundshëm i funksionarëve shtetëror nuk ka qenë temë diskutimi as në seancën qeveritare që u mbajt dje.

“Në seancën e fundit të Qeverisë nuk është biseduar për emërim apo për shkarkim të ndonjë individi sa i takon eshalonit të dytë dhe tretë. Ne si zëdhënës nuk mund të komentojmë se deri ku janë bisedimet ndërmjet partnerëve të koalicionit rreth rikonstruimit të Qeverisë. Kryeministri Zaev bisedon, nëse ka diçka të re, publiku do të njoftohet”, deklaroi Muhamed Hoxha, zëdhënës i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ndryshe Kryeministri Zaev, paralajmëroi ndryshime në kabinetin e tij qeveritar, në administratën shtetërore dhe të pushtetit lokal, duke dërguar mesazhin se të gjithë ata që nuk janë të përkushtuar në punë dhe nuk kanë dhënë rezultate do t`i nënshtrohen “fshesës”./Tv21/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori